Zgjedhjet serbe, pjesëmarrje e lartë në Graçanicë dhe Llapna Sellë
MITROVICE-Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer, ka vizituar vendvotimet në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku pjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhjet e Serbisë thuhet të jetë e lartë.
“Gjithçka po zhvillohet në mënyrën më të mirë. Njerëzit votojnë. Kur kemi arritur në Graçanicë, ka pasur disa votues; kur jemi kthyer, ka ardhur një grup i tërë. Në Llapna Sellë ka pasur tollovi para vendvotimeve”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikolla Goan.
Po nga ky mision thonë se, deri më tash, nuk janë shënuar raste të votimeve për zgjedhjet lokale të Serbisë, në lokacionet ku po mbahen ato parlamentare dhe presidenciale.
“Ne e kemi bërë të qartë se çdo përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në lokacionet ku OSBE-ja mundëson votimet për parlamentin dhe presidentin e Serbisë, do të paraqiste shkelje serioze të marrëveshjes. Dhe, deri të një situatë e tillë nuk ka ardhur”, ka thënë Goan.
Rreth 109,000 qytetarë serbë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që po lehtësohen nga OSBE-ja.
Zgjedhjet serbe, hapen vendvotimet e OSBE ne veri
Ora 07:00-Të gjitha 90 vendvotimet e OSBE-së në Kosovë janë hapur sot deri në orën 08:15.
“Kam kënaqësinë të raportoj se të gjitha 90 vendvotimet në 28 lokacione janë hapur këtë mëngjes”, ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.
“Kishte pak vonesa të natyrës teknike në disa lokacione, por të gjitha tani janë zgjidhur”, ka sqaruar ai.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mundësuar që qytetarët serbë të Kosovës të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.
(d.b/BalkanWeb)