Serbi, mbahen sot zgjedhjet presidenciale
BEOGRAD- Qytetarë serbë po votojnë sot për presidentin, deputetët e Parlamentit dhe përfaqësuesit e këshillave lokalë. I konsideruar kandidat “Pro-europian” Boris Tadiç lufton për mandatin e tretë kundër sfidantit shumëvjeçar, nacionalistit Tomisllav Nikolliç.
Më shumë se 6,7 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për zgjedhjet presidenciale, legjislative, lokale dhe rajonale për të vendosur se cili nga këto dy zyrtarë ka arritur të bindë për aftësitë e tij për nxjerrjen e vendit nga marazi ekonomik.
Kandidati partisë progresive serbe, Tomislav Nikolic deklaroi pas votimit se Serbia ka pritur prej kohësh ndryshimin. Ndryshimi është i domosdoshem për të gjithë.
“Shpresoj që pas fitores time, të nisim bisedimet për ta cuar Serbinë përpara duke nisur që sonte”.
Ndërkohe lider i partisë demokratike Serbe, Boris Tadiç, u shpreh se shpresonte që procesi i reformave në Serbi do të vazhdojë. “Do të stabilizojmë vendin tonë duke zbatuar masat makro-ekonomike. Menjëherë pas fitores time, do të formoj qeverinë e cila do të merret me sfidat e shumta.
Edhe në vitin 2004, edhe në 2008, Tadiçi ka shënuar fitore të ngushtë kundrejt rivalit historic. Edhe këtë herë, ata janë shumë afër në sondazhet e opinionit.
Si njëri, ashtu dhe tjetri, premtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e, siç thonë, sovranitetit të Serbisë në Kosovë, pavarësisht rregullave të BE-së se shtetet që synojnë anëtarësimin, nuk duhet të kenë konflikte kufitare me fqinjët e tyre.
Tadici, i cili kryeson Partinë Demokratike, u ka thënë mbështetësve së fundmi me gjithë sulmet dhe kërcënimet, që kanë ardhur nga skena e brendshme politike, ne kemi arritur të ruajmë politikën tonë ‘Edhe Evropa, edhe Kosova’.
Dhe, ne nuk do të heqim dorë as nga Evropa, as nga Kosova, sepse nuk duam të vëmë në dyshim integritetin territorial të asnjë pjese të vendit tonë”.Me gjithë refuzimin e Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, atë e kanë njohur 90 shtete.“Edhe Evropa, edhe Kosova” premton edhe Nikolliqi, i cili kryeson Partinë Progresive Serbe. Fakti se Tadiqi dhe Nikolliqi tingëllojnë ngjashëm, në mesin e qytetarëve serbë shkakton ndjenjën se asnjëri nuk mund ta nxjerrë Serbinë nga vështirësitë e tanishme politike dhe ekonomike.
Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, më 6 maj do të votojnë edhe serbët e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Qeverisë së Kosovës.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Profil Boris Tadic, një pro-evropian i bindur Portret - Tomislav Nikoliç, një ish-ultranacionalist i përjetshëm