E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet serbe të papranueshme dhe të palejueshme

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu vlerësoi se paralajmërimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë janë veprime ilegale dhe kundërkushtetuese, në kundërshtim edhe me dokumentet dhe rezolutat ndërkombëtare.

”Kjo rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kosova është shtet i pavarur, është krijuar në parimin qytetarë. Në Kosovë zgjedhjet organizohen në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit në tërë territorin e Republikës”, tha Vllahiu për Evropën e Lirë, edicionin në gjuhen serbe.

Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë paraqet në esencë mbajtje të zgjedhjeve të një shteti tjetër në territorin e Kosovës, që është e papranueshme dhe palejueshme.

”Republika e Serbisë duhet të përmbushë dhe respekton të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe të punoj në ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Kosovën, si dy vende që synojnë anëtarësimin në BE”, tha Vllahiu.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›