E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa po mëson gjermanisht

Banorët e shteteve europiane, që janë goditur rëndë nga kriza ekonomike, e në veçanta nga ato në jug të kontinentit, siç janë Spanja dhe Portugalia, janë ngutur për të mësuar gjuhën gjermane.

Ata po e mësojnë gjermanishten, me shpresë se do të punësohen në ekonominë më të madhe dhe më të fuqishme të Europës.

Të dhënat e Institutit Goethe dëshmojnë se gjuha gjermane është gjithnjë e më e popullarizuar në shtetet në jug të Europës, ku shkalla e papunësisë është tejet e lartë, në veçanti në mesin e të rinjve.

Në Spanjë në vitin 2011 mbi 9 mijë persona kanë ndjekur kurset e gjuhës që gjermane, që është 35 për qind shifër më e lartë se në vitin 2010, e i njëjti trend është shënuar edhe në Portugali.

Shumë firma në Gjermani po kërkojnë punëtorë profesional, por pengesa më e shpeshtë për punësimin e fuqisë punëtore nga jashtë është mosnjohja e gjuhës gjermane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›