Zgjedhjet, serbët e veriut: S`duam ndihmë nga UNMIK-u
Kryetari i paligjshëm i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ka thënë sot se qytetarët në Kosovë nuk kërkojnë nga UNMIK-u të organizojnë zgjedhjet lokale.
“UNMIK-u nuk ka organizuar zgjedhjet as për shqiptarët në Kosovë, kurse ne kërkojmë që ndaj nesh të sillet ashtu si edhe me ta”, ka thënë Milloviç për mediat serbe.
Ai ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet t`i organzojë Beogradi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe se nuk është dashur që UNMIK-ut t`i shtrohet një pyetje, përgjigja e së cilës është e ditur.