E Diel, 1 Nëntor 2026

Koka-Alimehmeti inxhinieri perballe futbollistit

Krenar Alimehmeti PDIU dhe Erion Koka PS kandidojne perballe njeri-tjetrit per te drejtuar njesine bashkiake nr 7 ne kryeqytet. Te dy konkurrentet garojne per here te pare per kete post dhe ne kete interviste per Shekullin tregojne planet dhe idete e tyre per zhvillimin e zones.

Ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 7. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Erion Koka PS Banoret e njesise Nr.7 duhet te me votojne mua sepse une e njoh shume mire kete njesi bashkiake pasi kam punuar gjate te gjithe kohes brenda territorit te saj si ne sektorin publik dhe ate privat. Kam nje karriere te suksesshme si inxhinier profesionist dhe administrator.

Une banoj prej shume vitesh bashke me familjen time ne kete njesi dhe jam shume i lidhur me komunitetin e saj. Si nje banor i kesaj njesie do te bej maksimumin e nevojshem per permiresimin e infrastruktures shtimin e hapesirave te gjelbra sistemimin e lulishteve kendeve te lojerave per femijet si dhe mjediset shlodhese per moshat e treta.

Krenar Alimehmeti PDIU Per sinqeritetin me te cilin vij ne kete kandidim eksperiencen dhe qytetarin qe do sjell ne institucion per faktin se e dua Tiranen Shqiperine dhe kombin tim. E te duash kombin do te thote te respektosh njesine banoret dhe te perpiqesh me gjithe qenien tende tu sherbesh 24 ore per te permbushur cdo nevoje te tyren.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Erion Koka PS Kandidati perballe meje ka disa pika te dobeta si me poshte Profesioni i tij si ish- futbollist dhe tani si trajner nuk ka te bej fare me drejtimin e njesise bashkiake dhe me problemet e shqetesimet e banoreve te zones sone qe eshte ne zhvillim e siper. Kesaj njesie bashkiake i duhet nje menaxhim i mire urban qe vetem nje inxhinier i zoti mundet tua ofroje.

Ai eshte bere banor i njesise tone bashkiake ne daten 1 mars 2011 pra vetem dy muaj me pare cka tregon se ai eshte nje kandidat i importuar dhe nuk e ka fare idene se cfare ndodh ne kete njesi. Ai nuk ka dhene asnje kontribut per kete zone dhe madje nuk ka paguar as taksat vendore 2011.

Krenar Alimehmeti PDIU Cilido te ishte kundershtari im do te ndertoja pikerisht fushaten qe kemi kryer keto dite. Nuk i harxhojme asnje minute stafit tone duke u fokusuar tek mangesite e kundershtarit por perpiqemi te ndertojme plane dhe te hedhim ide per Tiranen tone duke respektuar memorien historike dhe traditen e ketij qyteti.

Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme

Erion Koka PS Programi im bazohet tek rritja e cilesise se jetes se banoreve duke shtuar mjediset e gjelbra rregullimi i trafikut rikonstruksioni i kendeve sportive ekzistuese dhe ndertimi i gjashte kendeve te reja sportive sigurimi i fondeve dhe burimeve per rikonstruksionet e nevojshme ne te gjitha shkollat e nivelit parauniversitar te Njesise etj. Nderkohe do te kemi nje vemendje shume te madhe per ceshtjen e punesimit. Jane shume projekte te tjera qe do te vihen ne zbatim qe ditet e para te drejtimit te Njesise.

Krenar Alimehmeti PDIU Projekti yne ka ne thelbin e vete ti japim vlere pronave dhe bizneseve tona duke lehtesuar nje qasje me te mire ekonomike ne te gjithe kete zone. Ne do te kembengulim dhe do te bashkepunojme me Bashkine e madhe per te dhene lejet e shfrytezimit dhe per te hipotekuar te gjitha banesat e pahipotekuara ne zonen tone.

Do te ofrojme nje fluks te ri idesh programesh alternativash vizioni ne qeverisjen e njesive tona te pushtetit lokal te ndryshme alternative ne raport me ate te partive te medha partive tradicionale. Ju jap fjalen qe sdo tu vjedh diellin askujt as atyre te kateve te para apo te shtepive perdhese duke lejuar ndertimin e mostrave te betonit krahe tyre.

Nuk do te mburremi vetem duke mbjell pak peme por do te perpiqemi te krijojme hapesira vende ku mund te ulesh dhe te shplodhesh nga streset e punes dhe te jetes. Ne ofrojme shkollim kurse formimi per femijet e zonave te periferise do te ndertojme ishuj interneti falas per te rinjte propozojme vecanerisht rritjen dhe fuqizimin ne njerez dhe burime financiare te mbeshtetjes per moshen e trete perfshi ata qe skane punuar ndonjehere.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Erion Koka PS Projekti me i rendesishem qe une i premtoj qytetareve te njesise Nr.7 eshte angazhimi im personal per perfundimin e procesit te legalizimeve per te gjithe territorin e minibashkise tone. Do te bej te mundur qe te kryhet studimi urbanistik per te gjithe territorin dhe tua ofroj ate qytetareve dhe investitoreve per bashkepunim ne fushen e ndertimit dhe hapjes se vendeve te reja te punes per banoret tane.

Krenar Alimehmeti PDIU Perfundimi i procesit te legalizimit i ne njesine tone edhe gjithashtu hipotekimi i te gjitha njesive te ndertuara se fundi dhe pa hipotekuar na jep mundesi te ndertojme nje plan nje standardizon dhe unifikon cilesine e jetes ne njesine tone.

Na mundeson zhvillimin e ndertimit planifikimin e parqeve dhe rrugeve per ta kthyer te gjithe njesine ne nje zone ku mund te ku banimi brenda dhe jashte unazes te jete veshtire per tu dalluar dhe labirinti i rrugeve me kthesa pa fund te marre fund duke planifikuar nje qytet europian dhe jo nje qytet ku qeveriset vecse per te dhene leje ndertimi.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Erion Koka PS Mbeshtetja e veprimtarive ekonomike dhe bizneseve ne territorin e Njesise Kryerja e nje studimi per nivelin e taksave dhe politikat fiskale bashkiake dhe paraqitja brenda 100 diteve te para ne detyre e propozimeve per uljen e taksave ne konsultim me bizneset specialistet fiskale dhe komunitetin. Si edhe bashkepunimi me sektorin privat dhe paraqitja qeverise e nje pakete propozimesh me iniciativa fiskale per veprimtarite ekonomike prodhuese dhe bizneset qe operojne ne territorin e Njesise Nr.7 ne shkembim te hapjes se vendeve te reja te punes.

Krenar Alimehmeti PDIU Duke ulur taksat e Bashkise pronaret do te kene me shume para per nje page me dinjitoze per punetoret po keshtu edhe me shume para per te investuar dhe per te kryer me shume xhiro e rrjedhimisht duke u krijuar vende te reja pune. Duke filluar me punesimin qe njerezit te kene para ne xhep ne menyre qe te vijne te blejne dhe te gjenerojne tek ju fitim dhe qe tregu te levize dhe te vendoset ne levizje i gjithe zinxhiri. Ne bashkepunim me Bashkine e madhe do te kerkojme uljen e taksave brenda ketij muaj.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

Erion Koka PS Pajisja e cdo blloku pallatesh dhe shtepish me kazane plehrash ne vende te pershtatshme ne baze te standardeve urbane perkatese per mbrojtjen e mjedisit dhe cilesise se jetes se banoreve. Bashkepunim me te madh me komunitetin per ndergjegjesimin e tyre ne ndarjen e mbeturinave sipas kategorive specifike me qellim riciklimin e mundshem te nje pjese te tyre.

Krenar Alimehmeti PDIU Tirana ka humbur shume kohe duke mos gjetur zgjidhjen efikase per te zbatuar me sukses mbledhjen e diferencuar te plehrave. Grumbullimi i diferencuar i tyre do te ndihmoj ne ruajtjen e ambientin dhe mjedisit dhe gjithashtu nxit indirekt edhe industrine e riciklimit ne vend. Ne jemi te gatshem te fillojme menjehere te kerkojme zbatimin rigoroz te te gjitha institucionet shteterore e private kete eksperience qe te sherbej kjo me tej si nje shembull per tu ndjekur nga cdo familje.

Nuk kerkohet ndonje buxhet ekstra per ta realizuar kete eksperience por vecse deshire per ta kthyer kete qytetet me te vertet ne nje metropol ky njerezit tashme e meritojne kete cilesi jetese. shte gjithashtu i nevojshem qe vec edukimit te sjelljeve tona te perditshme te ndryshoj edhe baza ligjore per shkelesit e ligjit duke ashpersuar gjobat dhe mbi te gjitha duke e sjell ne legjislacion tone per here te pare si denim per shkelesit detyrimin e pastrimit prej tyre te rruges zones apo lagjes qe ata vet ndotin.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Erion Koka PS Une mendoj se me angazhimin serioz te secilit prej nesh ne mund te bejme shume ne kete drejtim. Asnjehere nuk me ka shkuar nder mend te premtoj gjera te parealizueshme prandaj kam besim te plote se me profesionalizmin tim dhe me mbeshtetjen e duhur nga kryebashkiaku I Tiranes Edi Rama do te bejme te mundur mbajtjen e premtimeve tona..

Krenar Alimehmeti PDIU Ne i kemi ndertuar strategjine tone duke buxhetuar dhe kostifikuar cdo ide iniciative dhe reforme qe do te ndermarrim duke e pershtatur ate ne varesi te buxhetit qe disponon njesia edhe gjithashtu duke treguar aftesi ne thithjen e fondeve te reja nga Bashkia e Madhe qeveria dhe nga cdo donator i mundshem. Shpesh here eksperienca ka treguar se ka mungese idesh dhe iniciativash dhe jo mungese fondesh. Nje plan i mire i pershtatur me buxhetin qe disponojme jo vetem qe arrin te zbatohet me sukses por edhe te cliroj efektivisht fonde per ide dhe plane te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›