E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, sot skadon afati i mbledhjes së KQZ-së

Sot skadon afati i mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe i përgatitjes së listave paraprake të zgjedhësve. Ndërkaq që partitë politike nuk kanë paraqitur zyrtarisht kandidatët përveç Partisë Republikane. Presidenti i Republikës, Bamir Topi e dekretoi Kodin në datën 30 dhjetor '08, ndaj edhe afati i mbledhjes së këtij institucioni skadon pikërisht ditën e sotme. Mospërmbushja e disa prej afateve elektorale rrezikon seriozisht zhvillimin e një procesi të lirë e të ndershëm zgjedhor. Realizimi i një procesi të lirë e të ndershëm elektoral është kushti kryesor për hyrjen me të drejta të plota të Shqipërisë në familjen europiane dhe në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›