E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot hyn në fuqi ligji i dosjeve

Vetëm pak orë ka ngelur pas hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve . Një ditë më para Bashkimi Europian me anë të ambasadës çeke në Tiranë i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare ku ka kritikuar draftin e ligjit. Po kështu edhe zyra e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian në Tiranë, kërkon reagimin e qeverisë shqiptare për këtë çështje. Ambasadori Robert Bosch ka kërkuar nga qeveria që ta trajtojë me seriozitet ligjin për hapjen e dosjeve si dhe të reflektojë ndaj deklaratës së BE-së. Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha se PS-ja do të dërgojë nesër në gjykatën kushtetuese ligjin e lustracionit. Ligji i miratuar nga deputet e mazhorancës hynë sot në fuqi, dhe ky mbetet një ligj i kontestuar ashpër nga institucionet perëndimore si dhe nga opozita shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›