Dosjet, PS: Antievropian
Tiranë-Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se 27 shtetet e Bashkimit Evropianë janë shprehur një zëri për frymën antikushtetuese dhe antievropiane të ligjit të dosjeve. "Miratimi i ligjit të dosjeve është jashtë frymës evropiane, jashtë ligjeve të kushtetutës së Shqipërisë dhe ka bërë që 27-të vende të BE-së të shprehin shqetësimin më të mundshëm", deklaroi Rama. Në një deklaratë të shkurtër nga selia rozë, kreu socialist theksoi se ligji në fjalë do të dërgohet në Gjykatën e Kushtetuese.
"Përkthimi im për kryeministrin që nuk e kupton gjuhën e Europës, është që ta marrë këtë sinjal me seriozitetin më të madh dhe të kuptojë se kur kanë mbetur edhe 151 ditë nga mandati që ka marrë për të afruar Shqipërinë me Europën, Sali Berisha s'mund ta zvarrisë edhe më shumë nga sa e ka zvarritur rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, duke përdorur krimet e një regjimi të cilit për 25 vjet i shërbeu me devotshmëri, për të mbuluar mëkatet e qeverisë që qysh prej 3 korrikut 2005 drejton me papërgjegjshmëri"-theksoi Rama.
Ligji i dosjeve është kundërshtuar ashpër nga opozita, para dhe pas miratimit të tij. Ligji është konsideruar antikushtetues edhe nga përfaqësuesit e trupit diplomatik perëndimor në Tiranë.