Poni: Aplikuan 1.3 milione, qytetaret te terheqin kartat
Zevendes ministri i Brendshem Ferdinand Poni, informoi dje se ka shkuar ne 1.306. 842 numri i shtetasve qe kane aplikuar per kartat e identitetit. Duke bere publike te dhenat e fundit mbi procesin e aplikimit per dokumentet e reja te identitetit, Poni u shpreh se deri ne 9 qershor jane prodhuar 1.187.378 karta per zgjedhesit. Nga kjo shifer, 1.160.844 jane shperndare ne zyrat e gjendjes civile per t'ju dhene aplikanteve. Ne nje kohe qe vetem 850 mije prej tyre kane terhequr kartat e identitetit. Te gjithe zgjedhesit, te cilet nuk kane pasaporte dhe ende nuk kane aplikuar per dokumentet e identitetit, ato kane mundesi te aplikojne deri me 15 qershor, ne rast se duan te marrin pjese ne votime. Prodhimi i nje karte kerkon minimalisht dy jave kohe. Ne baze te Kodit Zgjedhor, zgjedhesit mund te votojne vetem me kartat e identitetit ose pasaporta. Asnje dokument tjeter nuk lejohet dhe nuk jep mundesine per votim ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.