Zgjedhjet, udhëzimi i KQZ-së: Si do të bëhet shpallja e rezultateve paraprake
Udhëzimi për administrimin e procesit zgjedhor do t’u shpërndahet KZAZ-ve në të 12-të qarqet. KZAZ-të do ta njoftojnë elektronikisht KQZ-në për rezultatin paraprak
Shaban Sulçe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë në mbledhjen e sotme udhëzimin që ka të bëjë me administrimin e procesin e numërimit të votave dhe informacionit për rezultatin zgjedhor. Ky udhëzim do t’u shpërndahet të gjitha komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve në të 12-të qarqet e vendit dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për publikimin në kohë rekord të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas udhëzimit, KZAZ-të, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, duhet t’i dërgojnë KQZ-së informacione për ecurinë e dorëzimit të kutive të votimit me fletët e votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, fillimin e numërimit të votave, rezultatet e zgjedhjeve të çdo qendre votimi për partitë politike dhe kandidatët e pavarur si dhe tabelën përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor përkatës.
Informacioni
Informacioni për procesin e numërimit të votave mbështetet në tabelat e rezultateve të plotësuara nga grupet e numërimit dhe të dorëzuara në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve. Informacioni duhet të përmbajë domosdoshmërisht për çdo qendër votimi: numrin e fletëve të votimit të gjetura në kutinë e votimit, numrin e votave të pavlefshme, numrin e votave të vlefshme, si dhe shpërndarjen e votave të vlefshme për partitë politike dhe kandidatët e pavarur.
Rezultati
Rezultati paraprak do t’i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kohë rekord me anë të informacionit elektronik. Menjëherë pasi grupet e numërimit të votave të bëjnë të ditur rezultatin, KZAZ-ja përkatëse duhet t’ia përcjellë atë KQZ-së. Ky proces vazhdon deri në përfundimin e vlerësimit të numërimit të votave dhe dorëzimit të të gjitha tabelave të rezultateve prej grupeve të numërimit. Pas miratimit me vendim nga KZAZ-ja të tabelës përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor përkatës, KZAZ-ja njofton KQZ-në për përfundimin e procesit të numërimit të votave. Përcjellja e informacionit të përcaktuar në këtë udhëzim, në KQZ, bëhet në drejtimin dhe përgjegjësinë e sekretarit të KZAZ-së.
Me marrjen e informacionit nga KZAZ-të, KQZ-ja bën publikimin në dinamikë në rang zone zgjedhore. Publikimi i informacionit të mësipërm bëhet në sallën e mediave, elektronikisht e në letër dhe në faqen e KQZ-së në internet. Informacioni i publikuar nga KQZ-ja, në çdo rast, shoqërohet me numrin gjithsej të QV-ve në zonën përkatëse zgjedhore dhe me numrin e QV-ve mbi të cilin është llogaritur rezultati i dhënë.
SHKURT nga KQZ
Gati fushata e sensibilizimit për mënyrën se si do votohet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot strategjinë që ka të bëjë me nisjen e fushatës së gjerë mediatike për sensibilizimin e zgjedhësve për mënyrën se si do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Siç dihet, në zgjedhjet e 28 qershorit do të votohet vetëm me një fletë votimi. Fleta e votimit do të përmbajë të renditura sipas alfabetit koalicionet që do të konkurrojnë. Partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor renditen sipas rendit alfabetik njëra pas tjetrës në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Për secilën nga partitë politike të koalicionit shënohen emri i partisë, sigla, shkronjat nistore dhe emri i kryetarit të partisë.
Ministria e Brendshme do të raportojë brenda javës për listat
Ministria e Brendshme pritet të raportojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacionet mbi pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. Kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani, i ka dërguar një letër Ministrisë, ku i kërkon që ta informojë KQZ-në për pasaportat dhe letërnjoftimet elektronike. Në bazë të Nenit 129 të Kodit Zgjedhor, Ministria e Brendshme duhet të informojë në mënyrë periodike, jo më pak se një herë në muaj, KQZ-në, në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti. Sipas burimeve në KQZ, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme pritet që të raportojnë brenda kësaj jave në lidhje me ecurinë e këtij procesi.
8 Prill 2009