E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han ne Holande, pritet zgjidhja e kontrates

Trajneri i kombetares sone, Ari Han nuk mund te drejtoje kuqezinjte ne asnje ndeshje, nga ato te mbeturat e eliminatoreve te boterorit. Po shihet menyra me e mire per shkarkimin e Han dhe njekohesisht FSHF eshte duke menduar pasuesin, i cili eshte menduar te jete vendas, deri ne prag te eliminatoreve te boterorit. Bledar Kola dhe Foto Strakosha, jane shprehur se drejtimi i kombetares do te jete nje privilegj per secilin prej tyre, por aktualisht si ish-mesfushori, ashtu edhe ish-portieri i shkuar kuqezi, jane te impenjuar me ekipet e tyre, ne Greqi. Para se te mendoje per pasardhesin e Ari Han., FSHF eshte duke negociuar per te zgjidhur kontraten me holandezin, i cili nuk shenoi asnje ngritje te kuqezinjve ne keto eliminatore, madje e vizitoi shume rralle Shqiperine. Per keto arsye, ai nuk mundi dot te fitoje respektin e tifozeve kuqezi, qe kane humbur shpresat se do te klasifikohemi me mire se vendi i parafundit, ne mbyllje te eliminatoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›