E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Meta: Gjysma e kandidatëve do të jenë të rinjtë e partisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar se gjysma e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë të rinjtë e partisë. Gjatë takimit me të rinjtë e PL Meta tha se Tirana do të jetë bashkia kryesore që opozita do të synojë të fitojë.

“LRI është një nga gjërat më të bukura e pozitive që Shqipëria ka pasur në 30 vite i ka dhënë frymëzim të rinjve e duhet të vazhdojë jo për shkak të trashëgimisë pozitive të së kaluarës, por edhe për potencialin e jashtëzakonshëm për tu rikthyer shumë herë si zëri i fuqishëm i të rinjve e të rejave. Për këtë kërkohet mbështetje nga ne. Kam qenë e do mbetem mbështetësi më i madh i të rinjve.
para kemi një betejë të rëndësishme siç janë zgjedhjet. Tirana është sheshbeteja, sepse nëse nuk vjen ndryshimi nga Tirana nga do të vijë. nëse rrudhja nga të rinjtë ndjehet edhe në Tiranë, imagjinoni si është në qytetet e tjera ku nuk ka fare të rinj. Ka qytete në Shqipëri që ka më shumë mësues se sa nxënës. Të rinjtë do kenë zërin e rëndësishëm në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, gjysma e kandidatëve do jenë të tillë që të drejtat e tyre të mos nëpërkëmbën më”, tha Meta.

Gjatë takimit me të rinjtë e PL Meta ka ngritur shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Sipas Metës ky fenomen po than vendin, ndërsa për këtë bën përgjegjëse qeverinë. Lidhur me protestat dhe kërkesat e pedagogëve Meta tha se shpreson që të plotësohen kërkesat pasi sipas tij i takojnë me të drejtë

“Shpresojmë dhe kërkojmë qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. janë të plotësueshme, thjesht që qeveria të mos vjedhë më, ose mos vjedhë kaq shumë. Është çështjes prioritetesh. Ju i dini shumë mirë aferat me inceneratorët.  Është konceptuar si një aferë për të vjedhur dhe jo për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Iu kërkohet qytetarëve të kursejnë, por qeveria nuk kursen”, tha Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›