PDS: Shqetesues presioni ndaj drejtesise
Sekretari Politik i Partise Demokracia Sociale, Artur Duckallari, shprehu dje shqetesimin per presionin me te fundit qe kryeministri Berisha, i beri Gjykates se Larte dhe Prokurorise se Pergjithshme, vetem pak minuta pasi firmosi "Gerdec Koalicionin" me nje nga partneret e tij strategjik, Partine Republikane. "Mbrojtja haptazi qe Berisha beri ndaj ish-ministrit te mbrojtjes, tregon shkallen e madhe te implikimit te vete Kryeministrit ne krimin shteteror te Gerdecit dhe sulmi ndaj prokuroreve deshmon paranojen e Berishes ndaj shtetit ligjor", tha Duckallari. Sipas tij, te sulmosh prokurorine, pikerisht ne momentin kur anetaret e Gjykates se Larte, kane marre ne dore dosjen me te pandehur, jo vetem ish-ushtarake te larte por dhe vete ish-ministrin e tij te Mbrojtjes, ne fakt eshte nje perpjekje e deshperuar per t'u bere presion gjyqtareve te kesaj gjykate.