E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Meta fryme Berishes, largohemi nga LSI"

Largimet e anetareve te Levizjes Socialiste per Integrim ne Partine Socialiste, si edhe anasjelltas, jane kthyer ne nje fenomen ditet e fundit. Nderkohe qe afrohemi drejt zgjedhjeve dhe krijohet gjithmone e me teper nje tension politik, diten e djeshme nga radhet e anetareve te Levizjes Socialiste per Integrim, ne njesine bashkiake numer 4 te Tiranes, u larguan 50 anetare te kesaj force politike. Ata dorezuan teserat e partise se tyre ne forme kundershtimi ndaj politikave te ndjekura nga kryetari i LSI, Ilir Meta. Anetaret e larguar i jane bashkangjitur Partise Socialiste. Ne deklaraten e tyre anetaret jane shprehur kunder pajtimit te tyre me politika qe po ndjek LSI-ja, ndersa bashkojne voten me Partine Socialiste per te larguar nga pushteti Sali Berishen. "Ne vendosem perfundimisht qe te gjithe anetaret, pra mbi 50 dhe 200 e disa mbeshtetes, te largohemi perfundimisht nga kjo force qe i jep fryme Berishes", deklaroi ish-anetari i LSI-se Gjovalin Arapi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›