E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet harta e vendeve ku eksportohen mallrat shqiptare

Zgjerohet gjeografia e vendeve ku eksportohen mallrat shqiptarë. Sipas informacioneve, nga kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, këtë periudhë vihet re që biznese nga Gjermania apo Austria janë të interesuar të blejnë mallra shqiptarë. Megjithatë, pohohet fakti se eksportet këtë vit kanë rënë në krahasim me vitet e mëparshme. Si pasoje edhe e tkurrjes se ekonomise vendase.

Kërkesa për mallrat shqiptarë po vjen tashmë edhe nga vende të tjera, që nuk janë Italia apo Greqia, duke zgjeruar kështu gjeografinë e vendeve ku eksportohen produktete e vendit tonë. Kryetari i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi thotë se këtë vit ka një rënie të eksporteve, por sipas tij është për t’u vlerësuar fakti se biznese nga Gjermania apo Austria janë të intersuar të importojnë produkte Made in Albania.

Megjithatë, zoti Zusi pohon se prodhimi vendas ka rënë, për shkak të investimeve gjithmonë e më të pakta nga ana e bizneseve. Ai thekson se sipërmarrësit vijojnë të vuajnë mungesën e rimbursimit të TVSH-së nga ana e administratës tatimore, vlera e të cilave shkon deri në disa milionë euro.
Sipas Institutit të Statistikave, në muajin mars u eksportuan 16.7 miliardë lekë mallra.
Mallrat që kanë shënuar vlerën më të lartë tëeksportit janë ato te industrisë fasone dhe grupi i materialeve të ndërtimit si dhe metalet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›