E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECOFIN asnje marreveshje per bankat

Ministrat e Financave të BE-së të mbledhur në Bruksel për më shumë se 15 orë nuk kanë arritur në asnjë negociatë për mënyrën e fuqizimit të bankave europiane, për parametrat e kapitalizimit të tyre në mënyrë shmangien e rreziqeve ndaj falimentimeve të mundshme, sipas rregullave të Bazelit 3. Ministrat kanë vendosur që takimi të vijojë në mesin e muajit maj. Gjatë takimit ka pasur debate mes të 27 vendeve anëtare, kryesisht nga Britania e Madhe e cila duke pasur numrin më të madh të bankave në Europë ka kërkuar më shumë autonomi kombëtare në kapitalin e përshtatshëm dhe komisionerit francez për tregun e brendshëm në BE, Barnier, i cili mbështet një marrëveshje të nevojshme për të gjitha bankat. Të 27 vendet janë ndarë lidhur me sasinë e kapitalit që bankat duhet të mbajnë në të ardhmen për tu mbrojtur nga humbjet e mëdha që çuan shumë institute kredituese në Europë dhe SHBA drejt falimentit dhe që shpesh kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve.
Rregullimi i sekstorit financiar është shumë i rëndësishëm për ekonominë e BE ka thënë ministrja e ekonomisë daneze, Margarethe Vestager.
“Nëse kemi një sektorë solid, të mirë rregulluar dhe funksionues atëherë do të ketë një fuksionim më të mirë me bizneset me qëllim lirimin e kredive, tu japë mundësinë atyre të kenë likuiditetin dhe kapitalin e nevojshëm për të krijuar kështu edhe vende të reja pune” shprehet Vestager.

Por pyetja është se sa e dëshiron BE fleksibilitetin e rregullave?
Ministri i financave britanike Geroge Osborne ka thënë se BE rrezikon dështimin për të zbatuar rregullat e duhura sepse shumë vende kanë kërkuar koncesione për bankat e tyre.

Sipas Komisionit Europian sa më shumë fleksibilitet për bankat aq më shumë i nevojshëm është kontrolli i tyre.
Britania e Madhe dhe Suedia me sektorët më të mëdhenjë bankar në Europë në krahasim me ekonomitë e tyre kanë kërkuar një liri për të ndërmarrë hapa shtesë për t’i bërë bankat më të sigurta.

Por Gjermania dhe Franca kërkojnë që standardet e kapitalit të jenë uniforme në të gjithë BE.
“Ne duam të gjejmë një zgjidhje që të jetë uniforme në të gjithë Evropën. Sektori financiar është në formë të tillë të keqe, pas krizës së vitit të kaluar saqë ne kemi nevojë për rregulla të përbashkëta” –tha Volfgang Schaeuble.

Edhe Spanja, e cila ka pësuar humbje të mëdha nga bankat mbështet rregullat e reja të cilat i konsideron jetësore për krizat e ardhshme.
Më shumë se 8300 banka dhe institute financiare në Europë janë në vështirësi pas krizës financiare që coi në një krizë të borxhit sovran në vendet si Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia. Kriteret për nivelin e pasurisë bazë të bankave aktualisht janë të vendosur nga komiteti i Bazelit, ndërkohë që BE kërkon t’i transformojë këto standarde në një të drejtë komunitare, të cilat pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›