E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhen kandidatet e BDI per zevendesministra

Foto ilustruese qeveria Maqedoni

Shkup 21 korrik 2011 NOA- Qeveria e re Maqedonase tashme ka percaktuar edhe emrat e zevendesministrave te BDI-se.

Sic raporton agjencia e lajmeve INA ne mbledhjen e zhvilluar mbreme nga kjo parti jane caktuar kater zevendesministrat ne Qeverine e re te koalicionit.

BDI ne Qeverine e re do te kete pese ministri dy zevendeskryeministra kater zevendesministra dhe kater sekretare shteteror.

Nderkaq sipas marreveshjes per ndarjen e ketyre posteve zevendesminister per Punet e Brendshme eshte caktuar Xhelal Bajrami i cili deri tani ka ushtruar postin e ministrit te Punes dhe Politikes Sociale.

Ne postin e zevendesministrit per Transport dhe Lidhje eshte caktuar Tahir Hani ish-shefi i grupit parlamentar te BDI-se.

Ne postin e zevendesministrit per Arsim eshte caktuar Safet Neziri deputet i deritanishem i BDI-se.

Ne postin e zevendesministrit per Financa akoma nuk ka asnje kandidature dhe se pritet caktimi i tij drejtperdrejt nga lideri Ali Ahmeti.

Pritet qe zevendesministrat te zgjidhen ne seancen e caktuar me 29 korrik menjehere pas zgjedhjes se kabinetit qeveritar ne seancen parlamentare te caktuar per 27 korrik.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›