Memorandum per zhvillimin e tregjeve te gazit natyror ne Evropen Juglindore

Marreveshje e firmosur ne METE per gazin
Tirane 21 korrik 2011 NOA 8211 Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe Gazsjellesi Trans Adriatik firmosen Memorandum Mirekuptimi dhe Bashkepunimi duke u perqendruar ne gjetjen e mundesive per lidhjen e Gazsjellesit Adriatik-Jon me sistemin e Gazsjellesit Trans Adriatik ne nje pike lidhese ne afersi te Fierit ne Shqiperi.
Memorandumi u firmos nga Ministri i METE z. Nasip Naco dhe nga Drejtori i Zhvillimit te Biznesit dhe Lejeve te projektit te Gazsjellesit Trans Adriatik z. Barnim Piechoroeski.
Duke patur marreveshje te nenshkruara me te kater pjesemarresit e gazsjellesit Adriatik-Jon TAP konsolidon kuadrin e nevojshem per zhvillimin e metejshem te lidhjes se TAP me IAP. Hapat e metejshem do te perfshijne harmonizimin e afateve kohore te projekteve dhe specifikimeve teknike te tubacioneve.
Lidhja e IAP me TAP do ti siguroje Evropes juglindore nje rajon i cili varet ne nje mase shume te madhe nga nje furnizues i vetem i gazit furnizime te reja te gazit natyror nga rajoni i Kaspikut.
a.q/NOA