BDI caktoi kandidatët për zëvendësministra
BDI në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë ka caktuar katër zëvendësministrat në Qeverinë e re të koalicionit, bën të ditur agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burimet e larta të kësaj partie.
Sipas marrëveshjes për ndarjen e këtyre posteve, zëvendësministër për Punëve të Brendshme është caktuar Xhelal Bajrami, i cili deri tani ka ushtruar postin e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.
Në postin e zëvendësministrit për Arsim është caktuar Safet Neziri, deputet i deritanishëm i BDI-së.
Në postin e zëvendësministrit për Transport dhe Lidhje është caktuar Tahir Hani, ish-shefi i grupit parlamentar të BDI-së.
Në postin e zëvendësministrit për Financa akoma nuk ka asnjë kandidaturë dhe se pritet caktimi i tij drejtpërdrejt nga lideri Ali Ahmeti.
Zëvendësministrat do të zgjidhen në seancën e caktuar më 29 korrik, menjëherë pas zgjedhjes së kabinetit qeveritar në seancën parlamentare të caktuar për 27 korrik.
BDI në Qeverinë e re do të ketë pesë ministri, dy zëvendëskryeministra, katër zëvendësministra dhe katër sekretarë shtetëror. (INA)