E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregëtarët dhe kamionistët në protestë, shkak vonesat e trageteve

Vlorë- Dhjetra shoferë kamionash dhe tregëtarë kanë protestuar sot në ambientet e portit të Vlorës për dëmin ekonomik që shkaktojnë tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, pasi asnjëherë nuk zbatohen oraret.

Protestuesit kanë kërkuar takim me drejtoreshën e portit, Fato Nuredini, pasi sipas tyre u duhet të qëndrojnë me ditë të tëra në doganë pasi tragetet nuk zbatojnë oraret dhe udhëtojnë jashtë standarteve pasi kryejnë 60 milje për 9 orë.

Ndërsa drejtoresha gjatë takimit është shprehur se do të rishikojë kontratat me tragetet dhe sipas saj do të vendosen gjoba për vonesat. Gjithashtu ajo u shpreh se do të njoftojë Policinë Doganore që trau të mbyllet në orën 12:00, ashtu siç e përmban kontrata.

Tregëtarët shprehen se ishin vetë policat ata që i vononin pasi e mbyllnin traun çdo ditë me 4 orë vonesë, ndërsa një shqetësim të tille e kanë nritur më herët edhe udhëtarët.

Trnsporti ujor është shumë i rëndësishëm për jugun e vendit pasi transorti i udhëtarëve dhe produkteve me Italinë kryhet vetëm nëpërmjet trageteve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Elbasan, policia bllokon tregun, tregëtarët spaguajnë taksat Elbasan – Policia ka bllokuar dje tregun e veshjeve në...
  2. Furtunë në porte, vonesa në Vlorë dhe Durrës Moti i keq që ka goditur Shqipërinë ka sjellë mjaft...
  3. Presheva dhe Bujanovci, nesër në protestë Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët e...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›