Vlorë, shpërthimi i së shtunës aksidental

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:00 të dy ditëve më parë në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi Nazmi Barjam Alliaj, 41-vjeç, banues në Lagjen “Kushtrimi” Vlorë, i cili banonte me qira në këtë banese për rreth dy javë.
Burri gjeti vdekjen më pas në spital për shkak të plagëve të marra. Nga hetimet e kryera nga specialistë Xhenierë (për shpërthime) të ardhur nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si dhe specialistë të Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ka rezultuar që kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.
Policia mendon se viktima e ka pasur në dorë lëndën plasëse në momentin e shpërthimit. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë si ngjarje aksidentale. /S.Ll/Start/
2011-07-25 10:30