E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja e krizes do te kushtoje shume

Kriza e borxhit në Eurozonë ka shtuar paqëndrueshmërinë në sistemin financiar global. Një proces i rregullt dhe efikas për të kuruar sëmundjen me të gjithë mundësitë e vështira do të kërkojë kohë dhe kosto të larta. Është ky konkluzioni i dalë nga raporti i fundit i FMN i cili ka si qëllim të monitorojë në mënyrën më efikase të gjitha shtetet anëtare dhe ekonominë globale, në vijim të kritikave të marra për paaftësi në parashikimin e brishtësisë që më pas solli krizën financiare të vitit 2008.  Ekonomistët e FMN në raportin e tyre theksojnë se paqëndrueshmëritë brenda eurozonës ishin pjesë e fazës rënëse të ekonomisë botërore. Por sipas tyre paaftësia për të zgjidhur krizën bën që këto çbalancime të godasin tashmë edhe vendet e tjera. 
Pavarësisht këtyre, dallimet mes vendeve janë pakësuar si pasojë e krizës, ka ende nevojë për një seri vendimesh të marra nga ana e autoriteteve të çdo vendi, shprehen ekspertët e FMN, duke shtuar se në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara është i nevojshëm një program afatmesëm i konsolidimit të financave publike. 
Zgjidhja e krizës në monedhën euro do të kërkojë shumë kohë, përpjekje dhe kosto të larta. Për këtë bordi drejtues i FMN ka aprovuar masa për ta bërë më efikas monotorimin e jashtëm. Politikat e reja të supervizionit do të hyjnë në fuqi brenda 6 muajve dhe do të rishikojnë si kontrollin dypalësh ashtu edhe atë shumëpalësh, që edhe pse të ndara ligjërisht, për FMN duhet të jenë të integruara. 
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›