E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja e krizës, presidenti nis sot përgatitjet mbi negociatat me Ramën e Berishën

Tiranë, 8 shkurt, NOA Dita e sotme përkon me
atë të nisjes së mundshme të negociatave të paralajmëruara nga presidenti i
Republikës, Bamir Topi, mbi zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend.

Bëhet fjalë për takimet që ai parashikohet të
zhvillojë me krerët e dy kampeve të politikës, Rama dhe Berisha me qëllimin e
zgjidhjes së ngërçit që ka bllokuar prej muajsh legjislativin për shkak të
mungesës brenda tij të grupit të deputetëve socialistë.

Nga ana e tyre, këta të fundit duket se nuk
kanë hequr ende dorë nga pretendimet lidhur me kutitë e votimit të 28 qershorit
për hapjen apo moshapjen e tyre.

E në këtë situatë, duket se ka ndërhyrë edhe faktori
ndërkombëtar, i cili përmes takimeve të kryera me përfaqësuesit politikë në
vend, ka kërkuar që presidenti të ndërhyjë sa më parë për të zhbllokuar
situatën politike, që sipas tyre paraqitet mjaft e rënduar.

Konkretisht, pas dy takimesh të zhvilluara me
ambasadorin e KE, Lohan dhe atë të Spanjës, Montobio, bëhet me dijeni se do të ketë
sërish një takim të tyre sot me kreun e shtetit, Bamir Topi.

Takim ky i cili do të pasohet edhe me atë që presidentin
Topi do të zhvillojë një orë më pas me ambasadorin amerikan, Uithers.n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›