Zgjidhja e krizës politike është më e thellë nga sa thuhet…Nga Stavri MarkoNë krizën më të thellë që ka përfshirë Shqipërinë, pas vitit 1998, më e rrezikshmja është padyshim e sotmja. Shumë politikanë, veçanërisht të koalicionit qeverisës me në krye
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Zgjidhja e krizës politike është më e thellë nga sa thuhet…Nga Stavri MarkoNë krizën më të thellë që ka përfshirë Shqipërinë, pas vitit 1998, më e rrezikshmja është padyshim e sotmja. Shumë politikanë, veçanërisht të koalicionit qeverisës me në krye Berishën, kërkojnë të mbulojnë me “gjethe fiku”, arsyen për të anashkaluar faktorët kryesorë të krizës politike. Në një debat televiziv me temë “Si mund të zgjidhet kriza në vend”, analistët më të mirë iu shmangën arsyes, për të cilën ishin thirrur, duke u marrë me rënien e murit diktatorial të Rumanisë në vitet ‘90, por nuk dhanë asnjë mendim se si duhej zgjidhur kriza politike, për më tepër diktuan opozitën se ajo duhej të zgjidhë krizën në parlament!!!
Ndërkaq faktori ndërkombëtar po luan me dy mënyra, e para, i tregon Tiranës se “jeni një vend sovran dhe se duhet të provoni se e keni merituar privilegjin që ju kemi anëtarësuar në NATO dhe e dyta, po i fton palët në konfliktin politik që të nisin dialogun. Dhe së pari dialogu filloi me analistët dhe më pas nga partitë e koalicionit qeverisës, por pa asnjë alternativë.
Fakti që kërkohet dialog me Ramën, kur Berisha përdor kërcënimet familjare me libër shtëpie, na çon në përfundimin e parë. Nuk mund të ketë zgjidhje. Kutitë mbeten thembra e Akilit, si kusht për të dyja palët. Ndërkaq kemi së fundi një “escalation” të ri nga aleanca perëndimore. “Urdhëroni udhërrëfyesin evropian, zbatojeni dhe bujrum, kapni vizat për në korrik 2010”. Në këtë rast kemi një reaksion të ri, për të cilin opozita shfajësohet ndaj qeverisë Berisha, e cila kurrsesi nuk mund të jetë shkaku destabilizues për të hyrë në BE.
Një zell i paparë nga ana e qeverisë dhe ministrave përkatës u reflektua si pozitive për të plotësuar kushtet e vëna nga Brukseli. Nuk paska qenë e thënë që deri tani kemi humbur kohën për të realizuar atë pyetësor prej mijëra faqesh, por u gjet zgjidhja: “të gjitha ministritë do të punojnë me goditje të përqendruar për t’u përgjigjur pyetësorit, madje në kohë rekord prej tre muajsh”. Në syrin e një vëzhguesi për medien e huaj, më lejoni të kap thelbin e krizës, një mendim krejt tjetër prej arsyeve që pretendojnë shumë politikanë dhe analistë në vend.
Tri janë problemet më kardinale që shqetësojnë Shqipërinë sot dhe që janë jetike për të ardhmen e vendit: E para, kriza e votës së lirë. E dyta, kriza e pronës private dhe e treta, kriza e identitetit. Nga këto të tria, rrjedhimisht vijnë pasojat që kanë goditur institucionet demokratike, veçanërisht drejtësinë (korrupsioni gjigant) dhe autonominë lokale. Në të tria aspektet e krizës politike, e para është konsideruar vendimtare nga opozita, ndërsa për pozitën si inekzistente. Këtu jemi në konfliktin e parë politik, e cila i përngjan dy momenteve të dëmshme në imazhin demokratik të Shqipërisë, që ka të bëjë me zgjedhje të parakohshme, prej të cilave erdhën dy qeveri në këto dy dekada: Qeveria e Stabilitetit më 1991 dhe e dyta më e egër në prag të “Luftës Civile” 1997, Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Pra jemi në pragun e një kërkese të opozitës për zgjedhje të parakohshme….
Në aspektin e pronës, të gjitha palët në konflikt, janë përfshirë me dashje, pasi nuk është bërë zgjedhje e duhur që në fillimet e viteve 1991, pasojat e së cilës janë të dukshme në vend. Qeveria dhe opozita e kanë klasifikuar korrupsionin mbi pronën private si instrument politik, duke dhunuar veçanërisht nga ana e qeverisë Berisha pronën dhe sipërmarrjen private dhe shpesh duke përdorur gjykatat dhe prokurorinë. Kulmi ka arritur me etiketimin e opozitës politike nga ana e Berishës, si Mafia më e fortë e Ballkanit. Edhe kjo është një krizë e pashmangshme nga krijimi i barrikadave politike, për të cilat pasojat kanë mbërritur mes nesh dhe priten të shpërthejnë.
Ndërkaq faktori kryesor që ende nuk ka dalë në sipërfaqen e kërkesave të Brukselit si krizë politike në vend, është kriza e identitetit, si fenomen i fshehtë. Nëse duhet të shtojmë ende detaje, atëherë mund të them se Tirana do të përjetojë as më pak dhe as më shumë nga emocionet nacionaliste që po kalon Shkupi sot. Kartat e identitetit dhe regjistrimi i popullsisë në bazë etnie dhe kombësie, sigurisht ndryshon identitetin e mijëra shqiptarëve, njëkohësisht hap probleme të reja në të ardhmen. Dje, një ambasador perëndimor në Tiranë deklaronte se pronat e bashkëkombësve të tij në Shqipëri paraqesin rrezikshmëri për përplasje ndëretnike në vend, dhe si e tillë çështja i ka kaluar Strasburgut. Si e tillë, standardet nuk mund të quhen të tilla, nëse tashmë kemi të bëjmë me një stad të ri zhvillimi. Kjo nuk do të thotë se përgjigjet e Berishës ndaj pyetësorit do të përfshihen të gjitha ose jo në kohën rekord prej tre muajsh. Por politika nacionaliste e liderit të shtetit e ka shumë të vështirë të ndërmarrë nisma të tilla, për të cilën kolegu i tij Gruevski po e çon Maqedoninë në greminë të pashmangshme me ndarje të dhunshme etnike (!).
Në Tiranë ka kohë që “fërkojnë duart” ndaj krizës së ekonomisë greke dhe në të kundërt deklarohet se “ne kemi rritje ekonomike të paparë”. Më duhet të theksoj se ndikimi i bankave greke, në ekonomitë e vendeve ballkanike dhe veçanërisht Shqipërisë është jetik për ekonomitë vendase. Arsyeja që të shqetësohemi është alarmante. Kriza greke mund të përfshijë së shpejti edhe Shqipërinë si pasojë e rregullave që Athina mund të vendosë për krizën e saj të brendshme. Deri atëherë emigrantët tanë duhet të mendohen mirë se si mund të shpëtojnë familjet e tyre në Shqipëri. Ndërsa në aspektin thelbësor të krizës së identitetit, roli i Athinës në Shqipëri është indikues. Nuk do të jetë e largët dita, kur qeveria helene të japë nënshtetësi për gjithë shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Greqi, madje përpara se dhe vetë Brukseli të vendosë për vizat ndaj shqiptarëve. Dhe kriza, sipas meje, sapo ka filluar. Loja politike ka dhe të papriturat e saj, të cilat ne jemi të detyruar t’i presim, sa herë që do të na kapin prej veshësh ndërkombëtaret.