Ligji gay dhe liberalizimi i vizaveNga Fitim ZekthiNjë lobing i madh është duke u organizuar në vend për të miratuar një ligj që ata e quajnë si kundër diskriminimit, e që në thelb ka ngritjen e homoseksualitetit në një status të mbrojtur shoqëror. L
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ligji gay dhe liberalizimi i vizaveNga Fitim ZekthiNjë lobing i madh është duke u organizuar në vend për të miratuar një ligj që ata e quajnë si kundër diskriminimit, e që në thelb ka ngritjen e homoseksualitetit në një status të mbrojtur shoqëror. Ligji fsheh tinëzisht qëllimin, pasi kërkon të përfshijë te mbrojtja nga diskriminimi i homoseksualëve edhe kategori të tjera, siç është për shembull diskriminimi racial, etnik apo edhe fetar.
Ministrja shqiptare e Integrimit, Majlinda Bregu, pak ditë më parë në një intervistë për revistën “Klan” u bë zyrtarja e lartë shqiptare që tha se ligji pritet të miratohet së shpejti. Çështja e të drejtave të homoseksualëve është një problem i njohur në botë dhe Shqipëria është ndër të fundit që po ndeshet me këtë problem, dhe kudo çështja përkrahet nga lobingje të rëndësishme që shpenzojnë shumë pará në këtë drejtim.
Miratimi i ligjit të mosdiskriminimit të homoseksualëve është pjesë e asaj që quhen ndryshime të vogla hap pas hapi. Ky ligj është hapi i parë. Në disa shtete të SHBA ligjvënësit, duke iu trembur përdorimit të një ligji të tillë në gjykata nga organizatat e homoseksualëve, janë detyruar të shkruajnë në ligj se dispozitat e tij nuk mund të përdoren për ripërkufizuar martesën. Në të vërtetë, megjithëse në ligje të tilla është vendosur një nen i tillë, Gjykata e Lartë e Massachusetts e ripërkufizoi martesën bazuar në këtë ligj. Gjykata e Lartë tha se duke qenë se homoseksualiteti është çuar në një status të mbrojtur shoqëror, atëherë përkufizimi i martesës midis një burri dhe një gruaje është irracional dhe jo kushtetues. Gjykata e Connecticut-it vetëm pak kohë pas këtij vendimi e ripërkufizoi martesën duke u nisur nga ekzistenca e ligjit që mbronte homoseksualët nga diskriminimi. Profesori i ligjeve në universitetin Yale, William Eskridge, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes së gay-ve, thotë se duhet të ndjekim pikërisht këtë taktikë, të miratojmë fillimisht ligje të tilla kundër diskriminimit dhe më pas të shkojmë në gjykatë dhe të fitojmë të drejtën e martesës së njerëzve me seks të njëjtë. Këtë praktikë kanë ndjekur edhe New Jersey dhe Iowa. Pra, miratimi i një ligji të tillë ka këtë qëllim dhe kjo nuk ka asgjë për t’u fshehur.
Një prej zërave më të thekshëm në mbrojtje të çështjes së gay-ve është drejtoresha e qendrës për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, e cila thotë se ne thjesht po kërkojmë një ligj kundër diskriminimit dhe jo të martesave. ǒsjell martesa e gay-ve në shoqëri ose ç’ndodh, pasi një e drejtë fitohet, siç është duke u shtruar rruga për këtë gjë? Në të gjitha tekstet e shkollave, por edhe në kopshte, fëmijët do të mësojnë se familja bëhet edhe mes një burri e një burri dhe fëmijëve të tyre apo mes një gruaje dhe një gruaje dhe fëmijëve. Do të ketë ilustrime me foto e pamje, do të ketë edhe tregime e vjersha. Kjo do jetë e detyruar. Më pas nuk do të ketë më nevojë për gjykatat që të njohin një divorc apo zgjidhin një martesë, do të hyhet në një epokë të liberalizimit të një licence të tillë bash si e patentave të makinës. Kjo nuk është një fantazi. Axhenda gay e ka bërë gjë në qytetin e vogël Folsom, pranë Sakramentos në Kaliforni. Folsom është tashmë bota e re që kërkon të ngrejë kjo axhendë. Të gjithë ata që besojë te martesa mes një burri dhe një gruaje duhet të jenë shumë të kërcënuar nga një ligj i tillë kundër diskriminimit, pasi ky ligj e ngre homoseksualitetin në një status të mbrojtur social. Edhe fëmijët e familjeve kundër martesave gay do të kenë tekste, ku të mësojnë se familja është edhe ajo e gay-ve dhe fëmijëve të tyre.
Ministrja e Integrimit dhe qeveria shqiptare duhet ta shohin si kërcënim këtë gjë dhe jo ta trajtojnë si një modernitet, për më tepër kur flasin për PD si një forcë e djathtë, por që zhgënjimi ynë, i konservatorëve, është pranë dëshpërimit. Të jesh gay nuk përbën objekt për të qenë i mbrojtur me ligj. Me ligj mbrohen vetëm cilësi të pandryshueshme, si ngjyra e raca, etnia dhe besimi fetar. Besimi fetar edhe mund të ndryshojë, por ai është futur këtu për arsye të mëdha, sepse i ka sjellë botës paqe dhe qytetërim dhe është trashëguar prej mijëvjeçarësh dhe është një besim shpirtëror. Homoseksualiteti nuk është besim shpirtëror. Problemi me homoseksualitetin është se axhenda e tyre është materialiste dhe ata duan ta heqin familjen nga bota, në qendër të saj të mos jetë më fëmija, por dy burra ose dy gra. Seksi shet dhe familja e qëndrueshme është një kërcënim. Feja është edhe më shumë një kërcënim për këtë biznes dhe këtu buron e gjithë kjo. Axhenda gay është përpjekur të fitojë simpati duke thënë se homoseksualiteti është i lindur dhe për këtë ka përdorur katedra gjenetike, por ka dështuar. Një nga gjenetistët më mëdhenj, Dr. Dean Hamer, aktivist gay, pas kërkimesh pa fund, tha se nuk mund të thuhet se ka një gjen gay.
Psikiatri më influent sot në botë, Jeffrey Satinover, ka shkruar një libër “Homosexuality and the Politics of Truth”, ku e denoncon sajimin e të qenit të kësaj sëmundjeje si të lindur. Janë me dhjetëra shkencëtarët që janë të këtij mendimi.
Fëmijët që adoptohen nga prindër gay kanë mundësi të bëhen gay. Përqindja sipas studimit të tij shkon deri në 22%. Përqindja e pranimit të sjelljes gay rritet nga 5% në 20%, kur përdoret sajesa orientim seksual. N.q.s miratohen ligje të tilla, edhe mundësia që kjo sjellje të bëhet më e përhapur rritet. Shoqata Amerikane e Sociologëve dhe e Psikiatërve ka ngritur alarmin për këtë gjë. Gay-të nuk ka pse t’i diskriminojë askush, por sjellja e tyre nuk duhet kurrsesi të ngrihet në një status të mbrojtur shoqëror me një ligj për diskriminimin. Ky është hapi i parë, e më pas vjen martesa. Më pas kërkohet Folsom. Parlamenti shqiptar, dhe qeveria, për më tepër e djathtë, nuk mund të mbrojë me ligj një sjellje seksuale të pashëndetshme. Ministrja e Integrimit nuk mund ta paraqesë këtë si kërkesë për liberalizim të vizave. Vendet e tjera që lëvizin pa viza nuk e kanë bërë. Rreth 90% e të infektuarve me sida, sipas të dhënave në ShBA, janë homoseksualë. Jetëgjatësia mesatare e homoseksualëve është poshtë 60 vjeç.