E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri vendos t’i japë Çiljetës këshilla politikeNga Antena brenda familjesSandri dje e kishte marrë seriozisht situatën me Çilin. Popullariteti i lartë i këngëtares dhe rreziku që ajo mund të bënte ndonjë gafë në publik, që mund t’i kushtonte doktor

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri vendos t’i japë Çiljetës këshilla politikeNga Antena brenda familjesSandri dje e kishte marrë seriozisht situatën me Çilin. Popullariteti i lartë i këngëtares dhe rreziku që ajo mund të bënte ndonjë gafë në publik, që mund t’i kushtonte doktorit, e shqetësoi. E thirri për një kafe te Klani.
- Kush je ti mor çun? - i tha Çiljeta.
- Sandri jam figure, Sandri. Hajde për një kafe këtej nga Klani, të flasim pak, se të kemi dhe udhëheqëse tani.
- Unë te Klani? Qyqja. Ta di me vdek nuk vi tek ai televizion katnarësh. Osht ai lezhjani aty, që s’më ka dhonë paret e tri koncerteve. I herë më tha të jap 200 mijë për një këngë, i herë 180, i herë 150, pastaj ma luante, sikur isha keq për atë unë. Ik or çun më le rehat.
- Ça thu moj k…? Unë s’të kam dhënë lekët ty? Pse moj, si i keni marrë lekët e koncerteve ju?
- Ik o çun se s’të njoh fare ty kush je. Se ç’më thanë, osht një lezhjan i keq, që s’të jep paret dhe as më ka plas fare për to. Të lutem, më lër rehat.
- E moj mirë, po s’i ke marrë, eja merri sot. T’i japim dhe me kamatë, se je e partisë tani.
- Ça partie thu ti mo çuno, unë kam punët e mija.
- Po ke fitu në Këshill Kombëtar Çili, s’e ke marrë vesh?
- Ah po, më tha mami, se ajo shef lajme me politik, se unë s’i duroj dot. Po më tha, s’ka problem. Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe e Kryesisë mund të bëhesh, mjafton mos me u bë anëtare partie. Anëtare partie s’duhet të bëhem, se e kam bezdi. Apo këta të PD
që na kanë zënë tokat krejt në Kamzë dhe Paskuqan.
- Si moj s’do bëhesh anëtare e PD, po ti je anëtare e Komitetit Qendror tani, e kupton apo jo?
- Ça është ky Komiteti Qendror me çuno? Mua më tha mami që s’na bi mirë kjo, se tani duan me na e fut, që të këndojmë në koncertet e PD pa lekë, gjasme se jemi te ky Komiteti Qendror që thu ti. I thashë unë mamit, po s’më paguan, s’këndoj fare, as ma ndin hiç për këtë, ça është ky që thu ti, se s’e them dot.
- Aha, e madhe je, pse do t’i kërkosh lekë prapë doktorit ti?
- Ua qyqja, pse mo doktorit, atij që bën koncertet. Se ma shpjegoi doktori mua, se dhe unë isha e paqartë për këtë, si e thua emrin ti, se s’e mbaj mend….
- Këshilli Kombëtar….?
- E, Këshilli këngëtar… si e ka, ku di unë. E pyeta doktorin unë, dhe më tha që kemi pas vërejtje, pse s’mblidhej ky Këshilli këngëtar kaq vite, dhe tani tha kemi vendos me bë një koncert, sa herë që të thuhet se do mblidhet ky Këshilli, si e ka emrin, se ia ngatërroj me këngëtar…D.m.th., do bëjmë një koncert, do këndoj unë, do thërras dhe gocat që
kam shoqe dhe do këndojmë. Pastaj doktori tha: “Këtë do ta quajmë mbledhje dhe vendimet e mbledhjes do t’i japim te TV Klani”. Kshu më tha. Dakord, i thashë unë, bëhem. Po s’kemi kushte të tjera, ça thu ti, jo udhëheqëse, jo pa pará. Për pará s’kam fol me doktorin unë, se flas me Flamurin, se ai i mban lekët e mitingjeve. Ti se ç’ke një lezhjan aty, që s’i jep lekët, se këtu te PD i kam marr gjithmonë, janë të rregullt.
Dhe te PS gjynaf me u qajt. Te këta të tjerët nuk shkoj, se ta shpifin, se bëjnë pazar dhe për dhjet mij lek.
- Mirë Çili, mirë, po kujdes këto ditë, po të kërkoi ndonjë gazetar intervistë, mos e jep pa më thënë mua, se ka ca rregulla tani.
- Me të pyt ty, pse me kush je ti?! Unë kam dhënë intervistë te Çani vetëm, s’dhënkam dot për këta zgjebsat që dërgoni ju. Të pyesin mo, ça të dun të pyesin. Për çdo videoklip jam gati t’u përgjigjem. Pse me, ca mendon ti, se s’di me fol unë. Oh ç’na çudite.
- Po jo moj Çili, se të bëjnë dhe pyetje politike, janë të poshtër. Për shembull, të pyesin si i ke marrëdhëniet me Jozefinën.
- Qyqja, ç’punë kam unë me Jozefinën mo, ajo s’këno. Kam një shok unë që këno, që e ka shoqe gocën e saj, po as goca s’këno. Jo mo çun, ç’punë kam unë me të.
- Po mirë pra, ndaj duhet të flasim, se mos thu këto gjëra në gazetë...
- Pse me çun ça të keqe ka me thënë këto gjëra? Apo ju, sikur ç’thoni ju. Se s’të kam pa ty unë në televizor. Si katunar mo flet, jo të qi…, jo ta bëfsha, thu. Ah je i zoti shumë ti, do më mësosh mu ti. Se ç’ke një lezhjan aty, që s’më ka dhënë ato paret, m’i sill pak, leni këto, se s’marr menie prej teje unë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›