Zgjidhja e përkohshme me toponimet, radhë të gjata në Kakavijë
Pas urdhërit të Ministrisë së Jashtme greke, për të lejuar kalimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre, emigrantët shqiptarë ia drejtuar Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.
Sipas informacioneve më të fundit, si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë kufirin shqiptar janë krijuar radhë të gjatë në pikën kufitare të Kakavijës.
Shkak për radhët e gjata është bërë pala greke, e cila ka punuar gjatë natës vetëm me një sportel, ndërkohë që mëngjesin e sotëm po punon 3 sportele.
Numri i emigrantëve të rikthyer në Shqipëri gjatë kësaj vere ka qenë më i ulët se në vitet e tjera, për shkak të problemit të emërtimeve të vendlindjeve greke të fëmijëve shqiptarë.
Ngërçi mes vendit tonë edhe atij grek për problemin e toponimeve mori dje zgjidhje të përkohshme. Ministria e jashtme greke njoftoi se do të lejohen të kalojnë kufirin të gjithë fëmijët e emigratëve shqiptarë pavarësisht emërtimeve aktuale në pasaporta deri në datën 5 shtator.