Aksident në Kakavijë, makina përplas për vdekje kalimtarin
Një kalimtar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor, Gjirokastër-Kakavijë ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur 34-vjeçari Aleksandër Polo, nga fshati Grapsh i komunës Dropull i Poshtëm.
Mësohet se 34-vjeçari sapo kishte zbritur autobusi i linjës Athinë- Tiranë, ka tentuar të kalojë rrugën por është përplasur nga automjeti.
Përplasja ka qenë e fortë dhe rezultoi fatale për kalimtarin. Mësohet se policia lokale ka shoqëruar 25 vjeçarin Jani Dushi, i cili drejtonte mjetin me targa greke KPB 8601 që shkaktoi aksidentin.