E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, simbole serbe mbi pllakën në hyrje të ambasadës kosovare

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar të dielën se pllaka në hyrje të selisë së Ambasadës në Stokholm është gjetur e dëmtuar.

Zyrtarët e Ambasadës kanë njoftuar se dëmtimi është bërë me mjete të forta, dhe mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës janë shkarravitur simbole serbe.

Zyrtarët e Ambasadës menjëherë kanë njoftuar organet e policisë suedeze, të cilët kanë nisur hetimin për ngjarjen

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›