E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të vjedhë përcjellës të energjisë e zë korrenti

LIBRAZHD- Një 30 vjecar në Librazhd ka humbur jetën duke u përpjekur të vjedhë përcjellës të energjisë elektrike, ndërsa ngjarja është tentuar të fshihet nga dy të afërm të viktimes, bashkeautor në tentativën e vjedhjes. Sipas policisë së Librazhdit 30 vjecari Avni Alliu ka mbërritur i vdekur ne spital, ndërsa dy kushërinjtë e tij Flamur e Nazmi Alliu kanë pretenduar se 30 vjecari ishte i sëmure. Vetëm pas pak orësh e gjithë ngjarja është zbardhur, kur mjeket kanë konfirmuar shkaku i vdekjes se Avni Alliut ka qenë kontakti me rrymën elektrike. Ndërsa policia nga ana e saj deklaroi se 3 të afërmit tentuan të vidhnin kabllot e linjës elektrike gjatë mesnatës në fshatin Hotolisht. Të afërmit e viktimës Flamur e Nazmi Alliu janë ndaluar nga policia e Librazhdit
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›