Zgjohu mirepret autostraden Prishtine-Shkup
Prishtine 26 nentor NOA - Levizja Qytetare Zgjohu mirepret projektin per ndertimin e autostrades Prishtine-Shkup dhe lidhjes se dy kryeqendrave shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise pas lidhjes se Tiranes me Prishtinen nepermjet Rruges se Kombit.
Pas lajmerimit per ndertimin e autostrades se lartpermendur mbetet te ndertohet edhe Rruga e Arbrit ne Maqedoni per ta kompletuar trekendeshin shqiptar Tirane-Prishtine-Shkup me infrastrukture moderne rrugore qe do te lehtesoje qarkullimin e njerezve dhe mallrave dhe do ti bashkoje shqiptaret si asnjehere me pare.
Urojme qe ky projekt bashke me Rrugen e Arbrit te realizohen sa me shpejt ne menyre qe lidhjet ndershqiptare te intensifikohen dhe te perafrohen realitetet shqiptare te Shkupit Tiranes dhe Prishtines duke i shnderruar ato ne NJ.
Levizja Qytetare Zgjohu nxit autoritetet e Tiranes Prishtines dhe Shkupit qe te liberalizojne kufijte dhe te realizojne qarkullimin e lire te qytetareve ne kufijte e ketyre tre vendeve vetem me leternjoftim.
Nepermjet shtrirjes se veprimtarise se vet ne Shkup Prishtine dhe Tirane Levizja Zgjohu gjithashtu ben perpjekje per ta realizuar unifikimin e realiteteve tona dhe per ti perafruar shqiptaret me njeri-tjetrin.
NOA-INA