Vushtrri vetevritet nje 22-vjecare
Nje femer 22-vjecare ka kryer vetevrasje ne fshatin Sfaraqak te Vushtrrise ka njoftuar policia.
Stacioni policor Vushtrri rreth ores 1950 min ka pranuar nje informate permes qendres emergjente te komunikimit lidhur me nje rast te dyshuar te vetevrasjes te raportuar te kete ndodhur ne fshatin Sfaraqak i Eperm te Vushtrrise. Viktima femer 22-vjecare ishte pranuar ne Qendren Emergjente spitalore ne Vushtrri pa shenja jete.
147Njesite e para reaguese te policise ne vend te ngjarjes kane regjistruar nje lokacion shtepi te pabanuar ndersa verehej nje litar i varur ne nje tra ndersa poshte litarit ne dysheme vereheshin disa tulla te vendosura njera mbi tjetren148 thuhet ne raportin e policise.
Ne vend te ngjarjes policia ka mesuar se anetaret e familjes kishin larguar viktimen nga vendi i ngjarjes dhe e kane derguar ne Qendren spitalore ne Vushtrri.
Ne vend te ngjarjes jane ftuar dhe jane pergjigjur edhe hetuesit policor se bashku me tekniket e kriminalistikes te cilet kane bere ekzaminimin e vendit te ngjarjes nen udheheqje te prokurorit publik.
Bazuar ne raportet preliminare te hetuesve policore rasti eshte kualifikuar si vdekje e dyshimte me mundesi te vetevrasjes me varje.
Me urdher te prokurorit publik te prokurorise se qarkut ne Mitrovice trupi i pajete e viktimes 22-vjecare eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Prishtine per obduksion.
Hetuesit policore te sektorit te krimeve te renda ne Mitrovice jane ne pritje te raportit zyrtar te eksperteve mjeko-ligjore mbi shkaktarin e vdekjes.