Haradinaj kerkon lirim te perkohshem per arsye familjare
Hage Hollande 26 nentor - Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj ka kerkuar te premten nga Gjykata e Hages qe ta liroje perkohesisht me rastin e festave te fundvitit.
Per lirim te perkohshem Haradinaj ka permendur arsyet familjare. Ne kerkesen e saj mbrojtja pohon se nuk ekziston rreziku qe Haradinaj te ike ose te ndikoje te deshmitaret nese lirohet perkohesisht nga data 17 dhjetor deri me 14 janar. Haradinaj nuk ka kerkuar leje nga gjykatesi qe te merret me politike nese lirohet perkohesisht.
Ai ndodhet ne Sheveningen qe nga 20 korriku. Tribunali ne shtator nuk ka liruar Haradinajn deri ne fillim te gjykimit duke vleresuar se kjo do te kishte ndikim ne gatishmerine e deshmitareve qe te paraqiten para Tribunalit.
Dhoma e apelit e Gjykates se Hages me 21 korrik e anuloi lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi origjinal eshte shenuar me frikesime te deshmitareve dhe ka vendosur qe rigjykimi te mbahet pjeserisht.
Ne gjykimin e pare te Haradinajt ne prill te vitit 2008 ai u lirua nga te 37 akuzat. Gjykimi do te perseritet pjeserisht edhe ndaj ish-luftetareve te UK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
a.k/NOA/INA