E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet drejtori i kompanise me te madhe te sigurimeve

Kompania e sigurimeve Kosova e Re eshte trashegimtare e shtepise me te vjeter te sigurimeve Kosova dhe si e tille eshte me e madhja me shtrirje me te gjere ne tere territorin gjeografik te Kosoves dhe me te drejten e ushtrimit te veprimtarise ne te gjitha llojet e sigurimeve

Prishtine 26 nentor 2010 - shte arrestuar ne Prishtine drejtori i kompanise se sigurimeve Kosova e Re. Lajmi konfirmohet per agjencine NOA nga Policia e Kosoves e cila detajoi se kreu sot ne oren 1030 ekzekutimin e urdhrit te pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosoves.

Behet e ditur se si pjese e procedures hetimore me te njejten urdherese eshte arrestuar edhe keshilltari i drejtorit nga kompania e njejte.

Urdheresa eshte realizuar nga oficeret e Policise se Kosoves qe jane pjese e Task Forces Kunder Korrupsionit.

Qe te dy te dyshuarit njeri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk jane arrestuar me dyshimin e bazuar se kane kryer veprat penale shperdorim te pozites zyrtare dhe pervetesim gjate ushtrimit te detyres zyrtare.

Kompania e sigurimeve Kosova e Re eshte trashegimtare e shtepise me te vjeter te sigurimeve Kosova dhe si e tille eshte me e madhja me shtrirje me te gjere ne tere territorin gjeografik te Kosoves dhe me te drejten e ushtrimit te veprimtarise ne te gjitha llojet e sigurimeve.

Kompania e Sigurimeve Kosova ne tregun e sigurimeve ne Kosove ka qene e pranishme qe nga viti 1974. Nga ky vit ne perputhje me ridefinimin e statusit te saj u themelua si Bashkesi e sigurimit te Pasurise dhe Personave me emrin Kosova. Qe nga viti 1990 ka punuar si shoqeri aksionere.

Ne harmoni me bazat e transformimit te pronesise Kuvendi i aksionareve vendosi ta riorganizoje ne Kompani te Sigurimeve Kosova me status te shoqerise aksionare duke miratuar aktet themelore si dhe duke emeruar Keshillin Drejtues Keshillin mbikeqyres dhe Drejtorin e pergjithshem te Kompanise.

Ne aplikim te Rregullores nr. 2001/25 nga BPK-ja Kompania u transformua ne Shoqeri aksionare me pergjegjesi te kufizuara dhe me dt. 25. 04. 2002 u promovua me licence te perhershme per veprimtari te sigurimeve te pergjithshme nr. 007 si Kompania e sigurimeve Kosova e Re.

Zyrtarisht thuhet se kapitali i Kompanise se Sigurimeve Kosova e Re perfshin shumen prej 5.000.00000 dhe perbehet prej vleres se pasurise se kapitalit themeltar te fondit te sigurimeve dhe fondeve tjera.

Selia e Kompanise gjindet ne Prishtine ne rrugen Fazli Grajcevci nr. 5. Kompania ka filialet e veta ne te gjitha qytetet e medha te Kosoves ne Prishtine Prizren Peje Mitrovice Gjakove Ferizaj dhe Gjilan. Poashtu i ka dhe ekspoziturat te cilat jane te organizuara si shtrirje te filialeve ne qytetet tjera me te vogla. Shtrirja gjeografike e Kompanise tregon qarte seriozitetin dhe rendesine e saj.

Nuk eshte vala e pare e arresteve per kete kompania.

Me 16 prill 2007 Kosovaere dhe Casino king u akuzuan se demtuan buxhetin per 2 milione euro dhe tre persona u arrestuan ateheree gjate nje aksioni ne shkalle te gjere kerkimi dhe hetimi te Sherbimit Policor te Kosoves SHPK i cili u krye ndaj dy kompanive kosovare kompanise se sigurimeve KosovaeRe dhe King Casino.

Ato akuzohen se kane bere mashtrime pastrim te parave te pista dhe ikje nga tatimet ne vlere prej 2 milione euro.

r.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›