Frrok Cupi: Veprimet e PS, rikthim 20 vite pas
Sa te besueshme jane ne ditet qe flasim deklaratat e avokat Spartak Ngjeles per vazhdimin e protestave dhe organizimin e demonstratave?
Nuk ka rendesi sesa te besueshme jane, rendesi ka se ku ka shkuar nje pjese e politikes shqiptare dhe c'mendje ka. Me sa duket pjesa komuniste, e rrezuar ne vitin 1990, eshte kthyer tek i njejti vend i krimit. Shqiperia nuk e beri dot pastrimin komunist. Shqiperia nuk e beri dot ndarjen e forte me komunizmin. Ne menduam se e hapem Bllokun, ne menduam se komunizmi ra, sepse entuziazmi masovik na i krijoi kete pershtypje. Por pavaresisht nga ato qe thuhen se nuk eshte e vertete, ka nje ringjallje te anti-perendimit, te te gjitha zakoneve te komunizmit, te izolimit, te tendencave anti-perendimore, sidomos anti-amerikane dhe anti-demokratike. Aq me teper qe jetojme ne epoken kur ne Lindje kane shperthyer revolucionet per demokraci. Ketu ka nje keq kuptim islamiko-komunist, qe sikur bota u be perseri nje shesh lufte dhe keta kane menduar, ose jane keshilluar per keshilltareve anti-amerikane, qe duan ta bashkojne Shqiperine qe nga Adriatiku deri te Lindja e Mesme, ne Libi, Tunizi, Jemen. Pra duan ta bashkojne me te njejten atmosfere lufte.
Ajo c'ka ishte e papritur sot nga z.Ngjela ishte sulmi ndaj te akredituarave te huaj te akredituar ne Shqiperi. Sa e logjikshme eshte kjo kur ne u drejtohemi ketyre ambasadoreve, per opinione sa me pozitive per Shqiperine?
Asgje nuk eshte e rastesishme, me besoni, edhe Spartaku sigurisht vjen nga Blloku, por per shkak te klaneve ka perjetuar edhe ca kohe burg, asgje nuk eshte e rastesishme. Ceshtja eshte shume e prere, eshte shume grafike. Ne ndodhemi ne nje moment kur jemi bere anetar te NATO-s, gje qe ka shkaktuar terbimin te pjeses se regjimit te vjeter. Une kam degjuar para pak ditesh, nje interviste te ish-ministrit te Mbrojtjes gjate diteve te fundit te regjimit komunist, i cili tha se Shqiperia nuk ka perse te jete ne NATO. I cili tha se Shqiperia duhet te realizoje 20 plumba ne 1 m2, ne nje minute. Ky eshte objektivi i Shqiperise.
Cfare do te thote kjo?
Kjo do te thote ate qe kane thene ata. Pra, qe nje pjese e mire e politikes jeton me ate periudhe. I kthehem idese se anetaresimi ne NATO ka shkaktuar terbimin e gjithe pjeses se politikes se regjimit te vjeter. Ne jemi ne nje periudhe qe po "perkedhelemi" nga Perendimi. Jemi nje komb qe kemi marre aleancat perendimore, sidomos te Amerikes. Jemi ne nje pozite gjeopolitike qe ndodhemi drejt Lindjes, qe tenton te ringjalle parimet e Lindjes dhe te Traktatit te Varshaves dhe midis Perendimit qe tenton dhe ka qellimin e qyteterimit, per te bashkuar Shqiperine me Perendimin, qe eshte endrra e vjeter, jo 20 vite, por 20 mije vjecare. Kjo nuk ka asgje te rastesishme. Ideja eshte qe per gjate gjithe kohes te krijohet nje gardh, apo hendek mes Lindjes dhe Perendimit, ku shqiptaret, Shqiperia te jene fundi i tunelit dhe ku te bashkohemi me nje demokraci te paekzistente, por ku pushteti te ndahet serish me ish-komunistet.
Duke u ndalur tek veprimet e opozites, kemi regjistrimin e saj ne gare dhe nje sere veprimesh qe nuk te qartesojne se kjo opozite po pergatitet apo jo per zgjedhje. Flitet per zgjedhje te parakohshme, por dhe protestat ne te njejten kohe. A po pergatitet per zgjedhje lokale kjo opozite?
Opozita nuk ka nga te shkoje, do te paraqitet ne zgjedhje, sepse eshte e detyruar nga Perendimi. Perendimi po e ndjek me vemendje, duke pasur "frike" dhe vemendje totale mbi opoziten, e cila kerkon t'a ktheje Shqiperine ne dy dekada pas. A do kete zgjedhje dhe a po pergatiten per zgjedhje? Opozita socialiste ish- komuniste nuk eshte gati te shkoje ne zgjedhe, sepse ka shpenzuar gjithe potencialin e vet, gjithe energjite e veta per nje lufte te pavlere. I ka shpenzuar per bojkotin qe doli se ishte nje non sens demokratik. I ka shpenzuar per demonstrata, ku ka sjelle njerez per t'i flijuar me qellim qe te fitoje gradacione politike. Ka shpenzuar para te fituara nga qytetaret shqiptare, para te fituara nga mafia. Opozita e Shqiperise, per fat te keq me socialist te ndershem, por qe ndjekin nje lidership te orientuar drejt luftes eshte e telendisur, e semure, pa organizma, pa program.
Ky orientim drejt luftes sa hyn ne programin e nje Partise Socialiste?
Partia Socialiste si e majte nuk ka asnje lidhje, por Partia Socialiste si ish-komuniste dhe nga drejtimi ku ajo ka shkuar, ka nje natyre luftarake dhe ju e dini se dje kryetari i PS-se deklaroi se dita e 8 majit do te jete dite demonstrate. Demonstrate qe mund te jete paqesore, mund te mos jete paqesore, mund te jete luftarake, etj. PS ka deklaruar se do ta marre pushtetin me cdo menyre dhe ne jemi ne momentin kur edhe pse behen zgjedhje administrative, PS-ja ka deklaruar se do te behen zgjedhje politike. Qe do te thote, se tenton te rrezoje regjimin, qeverine dhe se do te beje demonstrate ne rruge, por jo politike per qytetarin, jo administrim dhe jo sherbim per qytetarin. Zgjedhjet administrative jane momenti kur qytetaret e vendit kane mberritur ne piken e se mires. Ne piken, qe sic thoshte Rusoi, njeriu eshte i mire ne thelb dhe tashme veteqeveriset. Keta nuk e lejojne qe njeriu te jete i mire dhe te veteqeveriset, keta duan ta dhunojne dhe ta sundojne. I thone do te dalim ne rruge, dhe nuk do merremi me shtepine, oborrin, kanalizimet etj. Pra me veteqeverisjen dhe me marredheniet me fqinjin. PS nuk e lejon njeriun qe te jete ne thelb i mire, vetadministrues. Keshtu qe ne do te kemi nje revolucion, do te kemi nje post periudhe zgjedhore, pas 8 majit kur PS nuk do te pranoje rezultatin dhe do te leshoje parullat revolucionare te demonstrates.
Cfare do te ndryshonte kjo, po te kemi parasysh se edhe 28 qershori nuk eshte pranuar. Nje riaktivizim i protestave ku e con PS-ne?
PS eshte ngushtuar, tkurrur, eshte mpakur, kane mbetur nje thelb militantesh te plakur, qe jane besnike ndaj asaj vije, qe nuk kuptojne, qe duan te jene keshtu, por edhe nuk duan te jene keshtu. Por nuk eshte ky problemi, PS-ja shkon ne humbje dhe perseri ne humbje, problemi eshte ku shkon Shqiperia. Shqiperia per here te pare gjate 4 mije vjeteve ka fituar te drejten, meriten, Mesine qe te jete aleate me perendimin, aleate e Amerikes se madhe dhe e BE-se, pra e demokracise evropiane-perendimore. Eshte rasti i vetem kur Perendimi e ngul tere veshtrimin e vet ne nje vend qe rrezikon te rreshqase ne humnere dhe ku nuk duhet te rreshqase, sepse eshte ne bregun me lindor, midis lindjes dhe perendimit. Jo per Luften e Ftohte, por per arsye se bota po perballet me nje mungese demokracie ne Lindjen e Mesme, me nje tendence te ringjalljes se komunizmit ne Moske, me nje mrekullim te ringjalljes se te drejtave te njeriut ne Serbi, me nje domosdoshmeri qe shqiptaret e 'perkedhelur" prej perendimit te meritojne "perkedheljen" e tyre. Ne ishim nje komb i vjeter, i lashte qe nuk ishim radhitur, ne po tentojme te radhitemi. Ne nuk ra radhiten, as s'kishin pse te na radhisnin ne vijen ortodokse, e as kristiano katolik e, por fati i madh eshte qe pasi shpetuam prej radhitjes me Kremlinin, ne kemi per t'u radhitur me Brukselin.
E tere tendenca e shtabit te PS-se, se socialistet jane nga ata qe kane vuajtur shume prej komunizmit, prej komunizmit kane vuajtur shume sidomos te persekutuarit dhe komunistet e thjeshte, por kjo qe po pergatitet eshte nga nje shtab i vogel, i rrezikshem qe pergatit destabilizimin e vendit dhe orientimin e vendit jo drejt Perendimit, por drejt askundit.