E Diel, 1 Nëntor 2026

Zguri Politizimi i KQZ-se ODIHR nuk e ka me ne por me anetaret e opozites

Anetari Perfaqesuesi i mazhorances ne Komisionin Qendror ben nje interpretim ndryshe te raportit

Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Klement Zguri e konsideroi dje si te objektiv raportin final te OSBE/ODIHR-it i cili argumentonte ne detaje vendimet e marra nga ky institucion zgjedhor. Sipas Zgurit kur ky raport fliste per politizimin e KQZ-se e kishte fjalen per rastet kur dy nga anetaret e ketij komisioni te propozuar nga opozita braktisnin mbledhjet me urdher politik. ODIHR ka konstatuar se tek anetaret e KQZ-se ka ekzistuar nje ndarje. Partite politike kane pasur te drejten per propozime te anetareve te tyre ne KQZ. Nga ana tjeter shpesh komisioni braktisej per shkak te urdhrave politike qe jepnin drejtuesit e partive politike deklaroi Zguri duke iu referuar ketu rasteve te bojkotimit te komisionit nga ana e nenkryetares se KQZ-se Deshira Subashi dhe anetari Artan Laze. Nga ana tjeter Zguri deklaroi se raporti me vertetesi thekonte gjendjen e veshtire ne te cilen detyrohej te punonte KQZ-ja si rezultat i presionit te jashtem qe behej nga partite politike. Vete raporti i ODIHR-it thekson se KQZ-ja eshte vene ne veshtiresi gjate punes se saj. Ai nuk ka asnje fjale brenda tij ku KQZ te akuzohet per shkelje. Vete klima politike ne kohen e zgjedhjeve nuk ka qene aspak bashkepunuese deklaroi Zguri duke lene te kuptohej se ishin forcat e opozites ato qe kishin ushtuar nje presion transparent ndaj ketij institucioni. Nga ana tjeter anetari i KQZ-se deklaroi se eshte shume e rendesishme qe raporti i vlereson zgjedhjet lokale te 8 Majit si kompetitive dhe transparente duke theksuar se ne kete proces nje rol te rendesishem ka edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zguri nuk harroi te theksonte se procedurat e KQZ-se ishin transparente dhe brenda ligjeve te vendit. Ne kete kuader ai thekson se eshte Kushtetuta ajo qe thekson se votat e qytetareve duhet te numerohen. Kushtetuta urdheron leximin e votave te qytetareve. Po keshtu ishte ligji ai qe thekson se cilat vota duhet te konsiderohen si te pavlefshme. Votat ne kutite e gabuara jane te vlefshme ne baze te ligjit. KQZ-ja u detyrua te bente edhe rolin e KZAZ-se per Tiranen vetem per te zbatuar ligjin ishin deklaratat e Zgurit. Nga ana tjeter ai theksoi edhe nevojen e ndryshimeve te Kodit Zgjedhor me qellim qe disa procedura te ketij institucioni te permiresohen dhe puna te jete me e lehte per zgjedhjet e ardhshme ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›