Maqedonia e shqetesuar per regjistrimin
Per regjistrimin e popullsise shqetesimin e ka ngritur edhe Shkupi zyrtar nepermjet ankesave te posacme ne institucionet shqiptare dhe ambasadat perendimore ne Tirane. Sikurse shkruante gazeta e perditshme maqedonase Vecer ambasada e Maqedonise ne Tirane ka marre garanci si nga autoritetet e larta perkatese shqiptare ashtu edhe nga ambasadat e huaja ne kryeqytetin shqiptar te cilave ajo u kishte paraqitur shqetesimet e veta perkatese se asnje pjesetar i pakices nacionale maqedonase nuk do te denohet sikurse e interpreton kjo ambasade nenin perkates te ligjit shqiptar te lartpermendur me ndonje gjobe prej 1000 dollaresh ne rast se gjate procesit te regjistrimit te popullsise ne Shqiperi deklarohet maqedonas. Megjithate sikurse ve ne dukje gazeta Vecer maqedonasit e Shqiperise shprehin rezervat e veta lidhur me sinqeritetin e autoriteteve shqiptare. Ata kane bere te ditur tanime se do ta paraqesin nenin perkates per te cilin kane rezerva ne Gjykaten Kushtetuese dhe se nese ky nen nuk hiqet atehere ata se bashku me pjesetaret e pakicave te tjera nacionale kercenojne se do ta bojkotojne procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi.