E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS regjistrohet për zgjedhjet e 8 Majit

Partia Socialiste zyrtarizon pjesëmarrjen ne zgjedhje duke dorëzuar rreth orës 14:00 dokumentacionin për regjistrim ne KQZ, si subjekt garues për lokalet e 8 majit. Ky veprim ishte paralajmëruar një ditë më parë nga ekspertet e çështjeve elektorale në partinë më të madhe opozitare. KQZ nuk ka parashikuar ndonjë mbledhje ditën e martë, që është afati i fundit parashikuar nga kodi zgjedhor, por zyra e shtypit tha se mbledhja pritet të mbahet ditën e mërkurë. Në faqen elektronike të këtij institucioni njoftimi i fundit, ka mbetur mbledhja e 7 marsit. Komisioni do të presë deri në mesnatën e 8 marsit të gjitha partitë opozitare, për të dorëzuar dokumentacionin si subjekte elektorale për votimet e 8 majit. Më herët në KQZ mbërriti edhe kërkesa e PDS-së së Paskal Milos për t?u bërë pjesë e garës vendore. Burime pranë opozitës thonë për vizion plus se brenda afatit do të dorëzojnë dokumentacionin edhe aleatët e tjerë të PS, si PBDNJ, apo PSD e Gjinushit. Të hënën ishte PDK-ja e Nard Ndokës, para nga opozita që dorëzoi aplikimin. Për zgjedhjet lokale të majit, deri tani në KQZ janë regjistruar 35 parti politike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›