E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhan Todt: Do kandidoj për kreun e FIA-s

Zhan Todt pohoi se do të kandidojë për t‘u bërë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. "Pas vendimit të Maks Moslit për t‘u tërhequr dhe besimit që ai shfaqi ndaj meje, i kam dërguar një letër anëtarëve të FIA-s, për të konfirmuar dëshirën që të futem në garën për postin e presidentit", theksonte Todt në një deklaratë për shtyp. "Synoj të vazhdoj dhe të zgjeroj punën e filluar nga Mosli". Zgjedhjet për drejtuesin më të lartë të FIA-s do të zhvillohen më 23 tetor. Kandidati tjetër është finlandezi Ari Vatanen: kampion bote në rally më 1981-in, katër herë fitues i garës Paris-Dakar dhe prej dhjetë vitesh anëtar i Parlamentit Europian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›