E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Dita Ndërkombëtare e Veprimit Mjedisor

TIRANE- Dita e sotme, data 24 tetor është Dita Ndërkombëtare e Veprimit ndaj ndryshimit të klimës. "Fushata është quajtur 350.www. Numri 350 sot, sipas shkencë-tarëve, është bërë numri më i rëndësishëm në botë, është numri kufi i CO2 në atmosferë. Nëse përqendrimi i CO2 në atmosferë e kalon 350 pjesë për milionë, atëherë planeti do të pësojë një katastrofë njerëzore dhe natyrore. Prandaj në këtë ditë, aksionet ndaj ndryshimit klimatik do të mbulojnë gjithë vendet e botës, duke u bërë dita e aksionit mjedisor më të përhapur në historinë e planetit", - ka sqaruar ambientalisti Xhemal Mato. Sot shoqata "Ekolëvizja" do të organizojë takime në lidhje me informimin e qytetarëve për ndryshimet klimatike, të cilat rrezikojnë gjithë planetin, duke nisur nga shëndeti i njerëzve deri tek zhdukjet e disa specieve. Bisedimet e OKB-së në Kopenhagen në dhjetor të vitit 2009, mund të jenë momenti kryesor që përcakton nëse janë apo jo shtetet të afta të marrin masa për të nxjerrë planetin nga kriza klimatike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›