Ramadani: Zharku nuk po sillet si shqiptar

Arratisja e ish-kryetarit të Kaçanikut Xhabir Zharkut po komentohet në mënyra të ndryshme në Kosovë.
Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e quan ikjen e Zharkut, si sjellje jo shqiptare dhe jo burrërore.
“Xhabir Zharku po vendos një standard tepër të keq në Kosovë - ikjen nga drejtësia. Ikja nga shteti ynë nuk është e pranueshme. Kjo as nuk është burrërore, as nuk është traditë shqiptare. Respektimi i drejtësisë së shtetit tonë nuk ka alternative. Njerëzit rriten e zvogëlohen, por shteti nuk gjunjëzohet”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social në Facebook./Indeksonline/