E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohet ndërtesa e “komunës” së Graçanicës

Punëtorët e punësuar në ndërmarrjet shoqërore e kanë zhbllokuar ndërtesën e “Qarkut të Kosovës”, në Graçanicë, pasi që u është paguar një nga 7 pagat e papaguara, raportojnë mediat serbe.Kryetari i këshillit organizativ të protestës Momçilo Nedeljkoviq ka deklaruar se kanë vendosur për ta zhbllokuar komunën sepse u është paguar një nga tre “pagat minimale”, të cilat kanë kërkuar punëtorët gjatë protestave, transmeton B92.

Nedeljkoviq ka shtuar se nëse deri më 5 shtator nuk do t’u paguhen edhe dy pagat e kërkuara do të vazhdojnë me bllokimin e “komunës’ dhe ka shtuar se punëtorëve protestues nuk u janë paguar edhe 6 paga minimale.

Në Kosovë, sipas B92, disa mijëra punëtorë të cilat e kanë humbur punën me ardhjen e UNMIK-ut dhe të KFOR-it më 1999. marrin të ashtuquajturën minimale në lartësi 11.000 dinarë në muaj nga Serbia./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›