E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarët e Prishtinës mohojnë akuzat e Vetëvendosjes

Planet që është dashur të miratoheshin në vitin 2011, u ka ardhur radha që të vijën në rend dite në prag të fushatës. Për Planin Zhvillimor Komunal dhe Strategjinë për Zhvillim Lokal Ekonomik, asambleja e kryeqytetit do të votoj të hënën. Por lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ky premtim i kryetarit aktual, Isa Mustafa po realizohet me vonesë, transmeton KTV.

Drejtori i Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, Behgjet Musliu tha se nuk mundën ta bëjnë planin zhvillimor komunal pa u miratuar Plani Hapësinor i Kosovës i cili u bë tek në vitin 2011 pasi që ai i nivelit komunal duhet të jetë në harmoni më atë qendror.

Komuna e Prishtinës madje i bërë akuzë Vetëvendosjes se është ajo që nuk po punon për qytetar pasi që me dërgim të rishikimit të buxhetit në Gjykatën Kushtetuese i bllokoi shumë projekte të komunës. Por në Vetëvendosje thonë se pikërisht kjo ka të bëj me qytetarë duke e akuzuar komunën se ishte ajo që barti 21 milionë euro të projekteve të ndryshme për të i realizuar ato në vitin zgjedhor./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›