E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, shqetësim për djegien e mbeturinave

Qytetarët e Beratit po vuajnë ndotjen e ambjentit si pasojë e djegjes së plehrave. Bashkia ende nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për shëndetin. Këtë herë ka qënë dega e PD në Berat që të cilët kanë ngritur shqetësimin se nuk ka një vend të posaçëm ku të depozitohen dhe të digjen mbeturinat.
Dega e PD në Berat, tërhoqi vëmendjen se vendi ku bëhet grumbullimi aktual është shumë afër zonave urbane, pranë lumit Osum dhe një shkolle. Sipas kësaj dege, bashkia ka një buxhet vjetor për menaxhimin e mbetjeve në 51 milionë leke në vit, prandaj pritet që kryebashkiaku të investoj për krijimin e infrastrukturës për mbetjet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›