E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv pranë centralit bërthamor

Në një kamion afër centralit bërthamor suedez Ringhals të enjten është zbuluar një sasi eksplozivi. Kjo gjë ka shtyrë autoritetet suedeze që të ngrisin nivelin e sigurimit përkthe centralit.

Eksplozivi, i cili nuk kishte detonator të vendosur, u gjet gjatë një kontrolli rutinor, megjithëse policia suedeze nuk e përjashton mundësinë e ndonjë kabotazhi.

Në polici nuk deshën të zbulojnë sasinë e as llojin e eksplozivit të zbuluar, njoftoi agjencia AP. Zyrtarët e centralit Ringhals pohuan se një eksplodim eventual i kamionit nuk do të shkaktonte ndonjë dëm serioz.

Sipas asaj që deklaruan në polici, vozitësi i kamionit nuk dinte fare për eksplozivin, dhe, si rrjedhojë, ai nuk konsideron se është i përfshirë në incident.

Ndryshe, centrali bërthamor Ringhals, ndodhet afër qytetit Varberg, gjegjësisht 70 kilometra në jug të qytetit Gotheburg, që është qyteti i dytë më i madh në Suedi. Centrali ka katër reaktorë bërthamorë.

Suedia ka gjithsejtë 10 centrale bërthamore, të cilat prodhojnë gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›