E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundoset anija me 200 udhëtarë

Të enjten pasdite (sipas kohës lokale) në brigjet e ishullit Christmas, afër Indonezisë, është fundosur pjesërisht një anije me të paktën 200 udhëtarë/imigrantë në bord, njoftuan autoritetet australiane.

Sipas njoftimeve të para, raportohet se të paktën 75 imigrantë mund të kenë humbur jetën menjëherë, ndërkohë që 40 të tjerë po qëndronin mbi trupin e anijes.

Autoriteti indonezian i shpëtimit (BASARNAS) dhe Autoriteti australian i shpëtimit në det (AMSA) filluan menjëherë me koordinimin e aksioneve të përbashkëta për shpëtimin e udhëtarëve.

''Jemi shumë të shqetësuar për fatin e personave në anije dhe jashtë saj”, deklaroi komisionari policor për rajonin e Australisë Perëndimore, Karl O'Callaghan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›