Zhdrella, mes Kosovës e Shqipërisë

Futbollisti më i mirë në Kosovë në tri vitet e fundit, Mentor Zhdrella duket se nuk po e di ka t’ia mbajë në këtë afat kalimtar të verës. Ai ka vendosur të ndahet me Hysin, me ç’rast në adresë të tij kanë marshuar oferta të shumta nga klubet e Kosovës, Shqipërisë, por edhe vendeve tjera.
Mesfushori duket se nuk dëshiron të largohet fort prej vendlindjes së tij, andaj është duke menduar se cilën ofertë ta pranojë nga skuadrat kosovare dhe atyre të Shqipërisë.
Besa e Kavajës është klubi që ia ka bërë ofertën më të mirë, por interesim të madh për të ka shprehur edhe Llamkos Kosova nga Vushtrria dhe skuadra tjera kosovare e shqiptare.
Megjithatë, Zhdrella ende është i pavendosur se ku ta vazhdojë karrierën. “Brenda këtyre katër ditëve besoj se do të vendosi përfundimisht për të ardhmen time”, tha Zhdrella për Express.