Xhemajli e do Europa Leaguen

“Mendoj se është më mirë të mos flas për Scudetton. Si gjithmonë, do të luajmë lojë pas loje, por mendoj se skuadra ka potencial të madh. Objektivi i parë natyror është Superkupa. Por, dua ta fitoj edhe Europa Leaguen. Për mua e ka rëndësinë e njëjtë me Scudetton”, theksoi 26 vjeçari.
Ai e ka favorizuar Juventusin në luftën për Scudetto, duke shtuar se Milani dhe Interi janë dobësuar. Sidoqoftë, ai beson se edhe Napoli do të shkojë larg, njëjtë si sezonin e kaluar. Sa i përket përforcimit të ri Valon Behrami, ish futbollisti i Boltonit, i Torinos dhe i Parmës nuk mendon se do ta ketë konkurrent direkt.
“Unë dhe Behrami nuk jemi në balotazh, së pari duhet të ushtrojmë së bashku. Janë disa lojtarë që mund të jenë titullarë si Inler, Gargano e Donadel, që rikthehet në dispozicion. Llogarisim edhe në Britos e Pandev. Prandaj secili do ta ketë rastin e tij të luajë”, shtoi futbollisti shqiptar nga Maqedonia, i cili Napolin e konsideron të fortë si një pjesë e madhe e skuadrave evropiane.