E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduken femijet alarm per familjen ne hasmeri ne Tirane

Familja e tyre eshte ne hasmeri ndaj policia e ka trajtuar ngjarjen qe ne fillim me kujdes te vecante. Gjithcka ka ndodhur mbremjen e te henes kur familjaret i kane kerkuar femijet neper te gjithe fshatin duke harruar faktin qe jane ne hasmeri. Pasi kane humbur shpresat per gjetjen e te miturve prinderit e femijeve i jane drejtuar policise. Duke dyshuar qe zhdukja e tyre naten rreth ores 2000 te se henes kishte lidhje me hasmerine prinderit e te miturve S. Gazidede dhe motres se tij A. Gazidede kane denoncuar menjehere ne polici. Forcat e rendit te Komisariatit Nr.6 qe mbulon fshatin Peze-Helmes jane nisur menjehere ne drejtim te familjes se Vali Gazidedes 83 vjec. Policia ka kontrolluar me imtesi cdo pellembe te fshatit. Nje grup ekspertesh ka qendruar ne shtepine e familjes se ngujuar duke marre deklarimet e tyre ne lidhje me ngjarjen. Sipas babait 83-vjecar te te miturve dhe nenes se tyre 35 vjece ata ishin larguar ne mbremje nga banesa dhe nuk ishin kthyer me. Frika e ndonje rrembimi ka mbajtur ne ankth te afermit dhe policine per disa ore. Brenda nje kohe te shkurter efektivat e policise qe kishin nisur kerkimet kane gjetur ne nje rrugice ne dalje te fshatit dy te miturit te cilet ishin duke qare ndersa po kerkonin rrugen per tu kthyer ne shtepi. Burime nga Komisariati Nr.6 thane se moter e vella te pyetur ne prani te prinderve dhe te nje psikologeje kane treguar se kishin humbur rrugen. Ata ishin perpjekur ne oret e mbremjes te ktheheshin por kane ecur pa e kuptuar ne drejtim te kundert duke humbur dhe adresen. Femijet kane shpjeguar se jane ulur ne ane te rruges te frikesuar duke qare dhe duke pritur se mos ndonje i aferm i tyre mund ti gjente. Policia tha se femijet kishin ecur per te pakten 2 kilometra neper erresire dhe kane marre edhe ndihme mjekesore pasi nuk kishin veshur rroba te mjaftueshme per te ftohtin. Ndersa Vali Gazidede babai i tyre ka treguar se familja e tij i ruhet nje hasmerie qe ka qe prej vitit 2002 me nje familje nga Dibra dhe banues ne Sukth per nje vrasje te cilen e ka kryer djali i tij. Gjithashtu edhe pse nuk jane te perfshire drejtperdrejte ata ia kane ende friken nje ngjarjeje qe ka ndodhur ne vitin 1996 ne Diber kur ish-bashkeshortja e Gazidedes ka vrare te dashurin e saj. Hasmeria me familjen ne Sukth

Vali Gazidede 83 vjec i cili aktualisht eshte i martuar me nje grua 35 vjece dhe nga martesa me te ka sjelle ne jete dy femijet e mitur S. Gazidede dhe A. Gazidede eshte baba edhe i 15 femijeve te tjere nga dy martesa te meparshme. Njeri prej djemve te tij Haki Gazidede aktualisht 35 vjec me 26 qershor te vitit 2002 eshte arrestuar nga policia e Durresit per nje vrasje qe dyshohet se ai e ka kryer ne bashkepunim me Dashamir Kicen. Ngjarja per te cilen ata akuzohen ka ndodhur ne vendin e quajtur Ferme Sukth ku kane qelluar me thike Avni Kadriun nga Dibra dhe banues ne Sukth i cili me pas ka gjetur vdekjen. Vrasja ndodhi per ceshtje pronesie dhe qe nga ajo kohe familja e Vali Gazidedes eshte ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Nje tjeter ngjarja qe e ben kete familje te ruhet nga ndonje hakmarrje e mundshme eshte edhe nje ngjarje e ndodhur ne vitin 1996 ne Diber kur ish-gruaja e Gazidedes ka vrare te dashurin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›